Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Nëse Soros është përfshirë në kufinjtë Kosovë-Serbi, shteti shqiptar duhet të reagojë…

Nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufinjve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shteti Shqiptar duhet të reagojë.

Do apo sdo Edi Rama, herët ose vonë!

Si fillim Fondacioni SOROS duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë. Investimet off shore( nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti!

Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si TË PAPËRSHTATSHME. Skemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij! Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë afferë anti-shqiptare!

P.S. Nuk po e fajsoj për reformën (anti) drejtësi. Se në fund të fundit atë e bëmë vetë. Por kufinjtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj.

Please follow and like us: