Zhupa: Gjyqtarja e Apelit Vlorë, kamikaze e Ramës për kapjen e sistemit gjyqësor
Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike përqëndrohet tek procesi i vetting-ut. Sipas saj, ky është një proces tashmë i shndërruar në një proces korruptiv duke lejuar që në sistemin e drejtësisë të mbahen njerëz të kapur nga krimi. Ajo i referohet rastit të gjyqtares së Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj, ku Vetting-u ka vepruar me dy standarte duke ligjëruar pasuri të pajustifikuar të gjyqtares. Gjyqtarja u konfirmua në detyrë dhe pse nuk justifikonte pasuritë e saj. Arsyeja pse gjyqtarja kaloi shkallën e parë të Vetting-ut, dhe pse nuk justifikonte pasurinë e saj dhe 200 hektarë tokë në Karaburun, shpjegohet me skemën që Edi Rama ka planifikuar për të kapur Këshillin e Lartë gjyqësor duke nxituar kamikazen e tij të zbatojë urdhërat e tij. Organet e Vetting-ut nuk hetuan me vëmendje problemet e pasurisë të gjyqtares. Brikena Ukperaj po nxitet nga Rama për të kandiduar në Gjykatën e Lartë.