Albspirit

Media/News/Publishing

Zija Lepenica, vëllai nga nëna i armikut të parë politik të Enver Hoxhës

Sigurimi i Shtetit i ka bërë tre atentate Sadik Premtes gjatë qendrimit të tij në Paris, por për fatin e tij asnjë prej tyre nuk arriti ta ekzekutojnë. I njohur si armiku i parë politik Enver Hoxhës, Sadik Premte me pseudonimin Xhepi qendroi 47 vjet jashtë Shqipërisë deri në vitin 1991 kur vdiq. Të gjithë këtë histori të rrallë e ka treguar vëllai i tij nga nëna Zija Lepenica i cili jeton në SHBA. Më poshtë është një pjesë e intervistës.

Ju thatë që Sadik Premtes i janë bërë tre atentate nga Sigurimi i Shtetit gjatë qendrimit të tij në Paris. Si janë kryer këto atentate dhe kush i organizoi?

Të tre atentate i organizoi Sigurimi i Shtetit. Janë të fatuara edhe me dokumente por mua m;i ka treguar me detaje vetë im vëlla Sadik Premte kur e takova në 1990 në Paris. Sadiku survejohej gjatë gjithë kohës që ishte në Paris që kur përfundoi aty nga Italia në vitin 1946 e deri sa mbylli sytë. Ai më tregoi me hollësi për këto tre atentate. Atentati i parë ka ndodhur në vitin 1951. Në atë kohë Sadiku jetonte në një hotel Pensioni në Paris.

Unë kam fotografuar të gjitha vendet dhe vendin ku ndodhi ngjarja në hotel. Sigurimi i Shtetit caktoi Xhemal Çamin për të vrarë Sadikun. Ai ishte një shqiptar i larguar nga Shqipëria që në kohën e Zogut. Ai kishte luftuar edhe në Spanjë bashkë me Mehmet Shehun e Petro Markon.

Xhemali nuk ishte kthyer në Shqipëri, por kishte qendruar në Francë. Njerëzit e ambasadës shqiptare në Paris e instruktuan dhe e paguan për të vrarë Sadikun dhe ai nisi zbatimine planit në fillim duke e ndjekur Sadikun ku shkonte. Sadiku më ka thënë se një herë në metro e kishte kuptuar që po e ndiqte dhe iu kthey dhe e rrahu Xhemalin.

Një mbrëemje Xhemali i kishte zënë pritë Sadikut në hotel teksa Sadiku kthehej në dhomën e tij. Sadiku më tregoi se kur u fut në hotel dyshoi se diçka nuk shkonte sepse nuk kishte drita. Xhemali kishte hequr siguresat e hotelit duke menduar se në errësirë do ta kryente më mirë vrasjen. Ishte fshehur pas një kthine dhe kur Sadiku ngjiti shkallët ai nxori nga xhaketa një sopatë të vogël dhe e goditi në kokë. Fati i Sadikut ishte që kur ngriti sopatën ajo preku në tavan dhe nuk mori fuqi të madhe.

Megjithatë tehu i sopatës e goditi Sadikun prapa kokës duke u shkaktuar plagë. Megjithatë edhe pse i larë në gjak Sadiku arriti ta kapë Xhemalin dhe të përleshej me të nëpër shkallë deri te dera e jashtme e hotelit. Por pas pak minuta i ra të fiktë. Xhemali mendoi se Sadiku vdiq. Jashtë e priste makina e ambasadës shqiptare dhe hipi në shpejtësi në të. Sadiku më tha se nëse ai do ishte kthyer do ta qëllonte dhe një herë ai do ishte i vdekur.

Por persona të rastësishëm aty e dërguan Sadikun në spital. Sadiku qendroi në spital dy muaj dhje sipas mjekëve sopata i kishte çarë lëkurën por jo kafkën. Atë e kishte ndihmuar edhe kapelja që mbante në kokë e cila ishte prerë më dysh. Është fakt që Xhemal Çamin nga Parisi e dërguan në Pragë dhe më pas në Tiranë. Në Shqipëri e caktuar pak kohë si nënkryetar i degës së Brendshme në Durrës dhe më pas po Sigurimi e zhduku. E vrau.

Atentati i dytë u bë nga Llambi Peçini, aiq ë do bëhej kryetar i Sigurimit të Shtetit. Atë e dërguan enkas nga Tirana për të vrarë Sadikun në Paris. Peçini zbuloi se Sadik Premte shkonte shpesh në lokain e një shqiptari nga Nepravishta e Gjirokastrës. Llambi shkoi te ai dhe bëri një bisedë të gjatë duk u bërë ofertë.

Mes tyre duke duke evlerësuar si patriot i tha që të thërriste një ditë Sadikun në lokal dhe Llambi do ta vriste. Do ta bënte copa-copa, ta hidhte në Senë dhe asnjë njeri nuk do ta merrte vesh. Pronari i lokalit i tha vetëm një përgjigje. Do mendohem. Në fakt ai ishte tmerrur nga ato që dëgjoi. Por pasi u ndanë për tërë natën udhëtoi deri te shtëpia e Sadikut. Sadiku me tha se në orën 01. pas mesnate i kishte rënë dera dhe nga syri magjik kishte parë mikun e tij të verdhë në fytyrë. Më tha: Sadik vëlla, mos hajde në lokal dhe një farë Llambi Peçini nga Shqipëria do të vrasë. Fshihu disa kohë.

Sadiku as në punë nuk shkoi për disa kohë.

Atentati i tretë u bë pak më vonë. Një shqiptar tjetër Ahmet Nivica që kishte ikur edhe ai si Sadiku në 1954 e takoi një ditë Sadikun në Paris. Pasi u përshendet i tha se kishin ardhur disa shqiptarë nga Shqipëria dhe donin ta takonin në periferi të Parisit. Sadiku me intuitën e hollë që kishte i tha të vinin ata ta takonin aty Sadikun dhe jo të shkonte ai te ata në periferi. Ahmeti më pas është kthyer në Shqipëri dhe bëri shumë vite burg, ndoshta dhe për shkak se nuk arriti të bëjë diçka për të vrarë Sadikun.

E kisha në burg dhe në një bisedë që kam patur më tha se ishte në burg për të dëshmuar kundër Llambi Peçinit. Aranit Cela i thanë në gjyq Llambi Peçinit se e kishin dërguar në Paris për të vrarë Sadik Premten përse nuk e kishte vrarë? Në këtë kohë ndërhyn Kadri Hazbiu dhe thotë se këtë urdhër e kishte dhënë ai. Por ky nuk e realizoi. Arnait Çela tha: Pa urdhrin e Mehmetit do ta vriste Sadikun ti? Punët operative nuk presin. Mehmet Shehun e vumë në dijeni pasi dështimit të atentatit.

Please follow and like us: