Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

Ti më deh

Nuk kam nevojë për gota vere

As shishe xhoni as uiski jo

Mua më deh vetëm aroma jote

E vetmja shije qe shpirti ma do.

 

Ti më deh me vështrimet e tua

Buzëqeshja jote kopshtet lulëzon

Ti më deh me fjalët e ëmbla

E shpirti im vetëm ty të do.

 

Prandaj flaki tej shishet e gotat

Më ler të zhytem në sytë e tua

Të dehem nga prania jote

Se vetëm ty përjetesisht të dua.

Vullkan i shuar
Sot nuk mund të të them
As afrohu as largohu nga mua
Ti je një zjarr që më s’më djeg
Tashmë një vullkan i shuar.
Sot bëj çfarë të duash
Kapërxe dete fusha e male
Vrapo ti mbas kujt të duash
Dashuro sirena a shtojzavalle.
Sot nuk mund të të them
As afrohu as largohu nga mua
Je i lirë të jetosh jetën tënde
E jam e lumtur ta bësh pa mua.
Mos ma shuaj diellin
Provo mbaje diellin në duar
Përsa kohë mund ta mbash ti
I bukuri im a po më thua
Se djeg si dielli e jona dashuri.
Por unë po e mbaj në zemër
Ate ndjenjë që krijuam unë dhe ti
Të lutem mos ma shuaj diellin
Se frymë s’marr dot pa dashuri.
Imazhin tënd do ta mbaj në sy
E përsa kohë ende nuk e di
Të lutem mos ma shuaj diellin
Se bota ime do tretet pa ty.
 Fotografia e Katiola Karoli

Kazanova im…
Zhytem thellë në kaltërsitë e tua,
pçr të zbuluar perlën dashuri,
E sa naive jam që se kam kuptuar,
se atë perlë e ke humbur ti.

Ma thuaj ti sa herë ke dashuruar,
sa zemra vajzash ke copëtuar,
ti je një Kazanova i trajnuar,
dhe un robinë përjetësisht robëruar.

Por s’më vjen keq i bukuri im,
le të mbetem perjetësisht robina jote,
ti je i ëmbli i bukuri zhgënjim,
sërisht më mban gjallë dashuria jote.

Sa herë vrapoja për te ty,
sa herë vetes këtë ndjenjë ia mohoja,
I ëmbël qënka mëkati i dashurisë
e ndjeja se më shumë të doja.

Por çuditërisht edhe ti,
mbreti i joshjes dhe dashurisë
u dehe nga ndjenja ime,
dhe re preh e miresisë

E sheh pra që dhe Kazanova,
e ka brenda trupit një zemër
une ndjenjë sime i vura emrin tend,
por dhe ti tëndes i vure një emër.

Please follow and like us: