Orjola Pampuri: Tirana dhe tiranasit nuk mund të përfaqësohen me ty, more kryellafazan
Tirana dhe tiranasit nuk mund të përfaqësohen me ty more kryellafazan e shpërdorues fondesh, ti nuk përfaqëson fytyrën e moralin e qytetarëve të Tiranës…
Nëse ti mor kryebashkiak llafazan e i dështuar, flet për 800.000 banorë të Tiranës dhe jo për 200.000 banorë autoktonë të saj, bën gabimin më të madh, e me të drejtë mund të mendoj që në kuadër të llafazanllëkut tënd, shpesh broçkullat janë të herë pas hershme. Po ata 300.000 ndërtuan kulturën, traditën, historinë e cila u trashëgua brez pas brezi ndër tironca. Janë ato QYTETARË QË HAPËN DYERT E PRITËN QINDRA MIJËRA QYTETARË TË TJERË 120 VITË MË PARË, me të cilët ndërthuren në harmoni të plotë vlerat e QYTETARISË. E ashtu sikurse atëhere këta qytetarë mirëpritën qindra mijëra të tjerë edhe pas viteve ’90, më të cilet u bëmë 800.000, madje dhe më shumë. Por kjo nuk do të thotë që ti kryebashkiak llafazan me broçkullat e tua të “vrasësh” vlerat që ndërtuan ndër breza qytetarët e Tiranës. Këtë ne Tiranasit, me zemër të madhe, nuk ta lejojmë. Ne kemi të shkuar, kulturë e histori, pa të cilat nuk mund të jetojë askush. Ne kujtojmë bulevardin, teatrin, sahatin, stadiumin, ku kemi kujtime edhe pse në kohë të vështira, ato që ti, me një mungesë të theksuar qytetarie dhe me një llafazanllëk të pështirë, kërkon t’i përdhosësh. Sot jemi më shumë se 800.000 në Tiranë, por të gjithë bashkë e kanë kuptuar vlerën historike të Tiranës e do të të japin mësimin që meriton me votë.