Serbia përplaset me Izraelin për avionët e tij në Kroaci
Teksa Beogradi është në vorbullën e propozimit për korrigjim kufijsh me Kosovën dhe një paqartësie mbi të ardhmen e Asosacionit të Komunave Serbe, hapet një front i ri polemikash këtë herë me Izraelin. Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së pilotëve dhe një delegacioni izraelit në ceremoninë festive që Kroacia organizoi në përkujtim të Operacionit Stuhia, i cili bëri të mundur kthimin nën kontrollin e kroatëve të disa zonave të banuara nga serbë. Në kundërpërgjigje ambasada izraelite në Beograd reagoi duke thënë se pjesëmarrja e aeroplanëve izraelitë në Knin nuk ka elementë politik dhe është e lidhur ekskluzisht me kontratën e blerjes nga Kroacia të aeroplanëve F16 nga Izraeli. Ambasadori serb në Izrael Milutin Stanojevic deklaroi për “Times” të Izraelit se Serbia është thellësisht e zhgënjyer nga pjesëmarrja e pilotëve izraelitë dhe avionëve luftarakë në festimin e “Operacionit Stuhia” në Kroaci.