Gjërat e rralla dalin në Elbasan, zbulohen predhat në formë të çuditshme
Plot 16 predha luftarake, të cilat dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në gjatë ditëve të fundit Elbasan. Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit. Fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, para hyrjes së godinës së një prej rroba esivë më të njohura të këtij qyteti. Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm. Banorët theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për zbulimin e tyre dhe kohës kur mund të jenë groposur aty.