Albspirit

Media/News/Publishing

Susanne Schutz: Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja të rimarrin aftësitë ligjore sa më parë

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schutz ka reaguar pas përmbylljes së fazës së parë të procesit të vettingut.

Teksa ka dhënë vlerësimet me atë që ka prodhuar deri tani procesi, ajo ka bërë një apel për rikthimin sa më parë në normalitet të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

“Është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese”, thotë ambasadorja.

Ajo nënvizon në mesazhin e saj edhe rëndësinë e vijimit të procesit në pavarësi të plotë. Kjo sipas diplomates do të sigurojë forcimin e shtetit ligjor.

“Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarde të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë”, vijon mesazhin e saj Schutz.

Referuar largimit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve problematikë, ambasadorja deklaron se “procesi i vettingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë. Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vettingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë”.

Please follow and like us: