Eni Çobani: Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij është morali i përgjithshëm
‘Ku po shkon kjo shoqëri’ është pyetja që i bën besoj vetes çdo shqiptar në këtë mëngjes mbas këtij lajmi të kobshëm?
Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij është morali i përgjithshëm.
Të vrasësh dhe të masakrosh të afërmit e tu do të thotë që këtu është shtrembëruar ADN e këtyre njerëzve të paudhë, të pashkolluar, të pakulturuar që ju mungon çdo nuancë jetësore mbi të cilat ngrihet dhe formohet një njeri. Shqiptarë të dashur, këtu nuk ka rënë Shteti, ka rënë në një humnerë pa fund dhe krye njeriu, familja, pra shoqëria është çoroditur dhe nuk di ç’bën dhe shkakton fatkeqësi me përmasa të tilla. Tani pyes kolegët: Në cilin nen të Kodit Penal mund ta cilësojmë këtë vepër të rëndë penale? Unë besoj dhe mendoj që nuk ka nen dhe kod që zë një çmenduri të tillë, prandaj ky vend duhet me alarm e me drita ndezur të fuqizojë shkollat, të bëj të detyrueshëm arsimimin, jo vetëm me ligj, por në realitet të shtojë dhe të fuqizojë edukimin dhe kulturën pa të cilat asnjë shoqëri nuk do të ekzistonte. Sot dua t’i jap një përgjigjje të gjithë atyre skeptikëve kundër sistemit të drejtësisë që ky sistem s’bëhet, është kështu e ashtu, atëhere sot kushdo që do jetë gjyqtar i këtij rasti çfarë t’i themi, si ta dënoj, sa ta dënoj, ku ta çoj të vuaj dënimin një kriminel të tillë?… Ju garantoj që dhe dënimi më i rëndë nuk do të qetësoj kurrë shpirtrat e atyre që sot u futën në dhe. Prandaj edukoni fëmijët mirë mendoni për formimin e tyre sa më shumë se nga njeriu që lexon dhe studion nuk ka keq asnjëherë, por nga analfabetizmi, padituria, injoranca do kemi gjithmonë fatkeqësi dhe lot pafund.