Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Sa një plumb, le të vlejë edhe jeta e këtyre qelbësirave!

 

 

 

Sa një plumb, le të vlejë edhe jeta e këtyre qelbësirave!

Unë kam frikë të shkruaj kundër këtij të fortit të Selenicës, i cili shoi një familje të tërë, sikur kishte dalë për gjah.

Kam frikë të shaj për aktin e tij, as kafshëror nuk mund ta quaj, se kafsha ka më shumë ndjeshmëri.

Kam frikë ta shaj për gjakftohtësinë që e karakterizoka këtë ushtar të së keqes.

Kam frikë, sepse askush nuk më siguron jetën te ky vendi im.

Kam frikë, se në këte shtetin eçcudirave, nesër-pasnesër mund ta shoh edhe te supermarketi i lagjes këtë Zykajn, me ndonjë pistoletë tjetër në dorë, të cilën mund ta blejë edhe me 200 mijë lekë (të vjetra), nga tipa të llojit të tij, që fshihen nëpër cepat e Tiranës.

Do thoni “E futën në burg”?!

Njoh shumë njerëz që i futën në burg për vrasje, trafikim, krime nga më të rëndat dhe në një kohë shumë të shkurtër, i kam parë jashtë. Madje më kanë manifestuar forcën e tyre kundrejt pushtetit.

Prandaj kam frikë, sepse njerëzit e këtij vendi, janë tamam si ai qeni “Sa më shumë ta mbash të lidhur, aq më i egër bëhet. Po e lirove të bën kërdinë, si Ritvani në Selenicë”!

Ndaj mos shkruani shumë kundër këtij injoranti të shëmtuar, se nga qelia e tij, si e dikujt që vuan dënimin për “Mosvënie të rripit të sigurimit”, mund t’iu kthejë ndonjë përgjigje, si të shumë zyrtarëve e s’do e çajë njeri për ju!

Por ngrihuniiiiii!!! Ngrihuni, që të kthehet dënimi me vdekje për mostra, injorantë, kafshë, egërsira të tilla, sepse jeta në këtë vend vlen sa një plumb! Le të vlejë aq edhe e këtyre qelbësirave!

Please follow and like us: