Këtë qeveri të dështuar nuk ka patericë ta mbajë më në këmbë
Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, ka reaguar përmes një shënimi në lidhje me ngjarjen në Vlorë. Pampuri, teksa ka evidentuar dështimin e policisë në moskapjen ende të autorit të masakrës, i cili përbën rrezik për qytetarët e tjerë, ka shënjestruar gjithë politikat e dështuara dhe sistemin e falimentuar të shtteit. Ndiqni shënimin e plotë:
Brenda një dite qëllohen 8 persona mes të cilëve edhe fëmijë. Një masakër e cila mund të ndërmerret vetëm nga një person i ç’ekuilibruar mendërisht, i cili disa orë pas ngjarjes tragjike, endet i lirë duke përbërë rrezik edhe për qytetarë të tjerë. Dy janë çështjet themelore të cilat në raste të tilla duhet të shërbejnë si incentivë të reflektosh mbi politikat e dështuara të kësaj qeverie në çdo sektor. Sigurisht nuk duhet konsideruar politizim i ngjarjes, pasi do të ishim shumë naiv nëse do të mendonim kështu, por një analizë fare e thjeshtë mbi realitetin e hidhur, mund të nxjerrë zbuluar politikat e dështuara dhe sektorët e sistemin e falimentuar të shtetit.
Nëse supozojmë që vrasësi do të ishte pa asnjë patologji mendore atëhere e gjithë përgjegjësia do të ishte tek shteti dhe siguria që ai u ofron qytetarëve, ligji dhe forca e tij, e cila përballë një rasti të tillë është totalisht i dështuar. Nëse nga ana tjetër, vrasësi do të ishte një person me patologji mendore atëhere përgjegjësia bie përsëri fort mbi shtetin, i cili ka dështuar në mirëfunksionimin zinxhir të strukturave të tij, i cili duhet të mbajë nën kontroll personat problematikë në çdo njësi administrative, e nëse janë shumë problematikë për familjen apo komunitetin duhet t’i referojë në qendrat përkatëse ku diagnostikohen, apo vendosen për tu kuruar ë rehabilituar, pra në qendra rezidenciale. Por këtu nuk egziston një sistem i tillë, nuk funksionojnë qendra të tilla e për pasojë jemi përballë ngjarjeve të tilla tragjike, të cilat janë të përsëritura.
Shteti ndodhet përballë dështimit në çdo strukturë të tij.
Ngushëllime familjeve të viktimave.
U prehshin në paqe.
Dënim maksimal për vrasësin e akte të tilla.