Thanas Dino: Poeti antologjik Mihalis Pieris
Diskutimi i Thanas Dinos, gazetar – shkrimtar
Ne kemi ardhur nga larg, nga Gjirokastra, jo nga kaq larg sa ç’ kanë ardhur Mihali me Petron. U emocionuam shumë dhe harruam edhe rrugën. Eshtë një auditor kristalin, shumë luksoz dhe mund të bëhen disa përurime bashkë. Nderi shumë i madh që i bëhet këtij auditori sot është se janë të pranishëm disa nga poetët më të shquar që ka Shqipëria dhe nga botuesit më të mire. Ndërkohë është emocionuese ardhja e miqve të vjetër që nga koha studenteske, e farefisit të Petros e njerëzve të tjerë. Dhe të lind një mendim, në kohën e sotme, në kubetin e sotëm, një kurbet me skajp nuk është si në kohën e vjetër kur të duhej të udhëtoje me vapor për 40 ditë. Eshtë koha e atdheut që le dhe e atdheut që gjen. Dhe me sa duket nga vendi tend nuk mund të ikësh kurrë. Ikën, por nuk iket dot, ashtu si nuk harron dhe nuk harrohesh dot. Kjo është një nga emocionet e tjera.
Poeti antologjik.
Antologji prej një autori të vetëm që bie botën e një ishulli, jo të një ishulli sido, po atij të Afërdites. Kur gjejnë njeri-tjetrin poeti i mirë, poeto – përkthyes i këtillë i lindur në të njëjtën gjuhë dhe botuesi që jeton e sillet si poet.
Qipron e kishim parë prej poetit të shquar Kostas Montis, por poeti dhe prozatori Petro Çerkezi, i lindur në pakicën greke të Shqipërisë, që vajti atje si emigrant, na zbuloi dhe na solli një poet tjetër të vërtetë, Mihalis Pieris, që sot ka ardhur edhe vetë.
Libri “Metamorfozë qytetesh” duket si një antologji poetike kombëtare, e një shteti; është një galeri me peisazhe, portrete dhe tablo tematike e një piktori të mirë të fjalës. Në një gjuhë ku është vështirë të konkurohesh dhe të dallohesh, Pieris është i realizuar si një poet tradicional dhe modern njëherësh. Një nga arsyet që e synon këtë, mendoj, është se respekton cilësitë e përjetshme të poezisë, muzikën e fjalës, metaforinë dhe forcën përshkruese kur vjersha prek temën e prozës dhe dramës.
Ndjenja e gjuhës, shenja kryesore e një puntori të fjalës është transmetuar cilësisht edhe në përkthimin e Çerkezit, filologut trigjuhësh e ca. Muzika gjuhësore është ajo që vizaton portretin e një vendi. Do të njohësh Greqinë, dëgjo muzikëmn e saj, domethënë melosin dhe fjalën greke. Kjo ndodh edhe me Pierinë e me Çerkezin në dhënien e Qipros.
Organizimi i mirëmenduar për botimin në shqip dhe ciklet janë ato që të japin idenë e antologjisë: i Qipros, i udhëtimeve të natyrë së Kazanxakit, i historisë dhe gjeografisë, i ciklit D, që mund të quhet “Estetika ime” dhe, natyrisht, cikli i dramës së një ishulli të ndarë, jo vetëm nga stereja, por dhe së brendshmi, Dhimbja për Atdheun e vogël:
“Unë çfarë të them. Madhësia ime,
një gur i mbjellë në mes të detit”.
Per përmasat e vogla dhe një lloj vetmimi ishulli nuk ia kalon njeriut të tij, në të kundërt, e bën më kozmopolit, të hapur e të gatshëm të zbulojë kontinente të tjerë; nga secili prej tyre ai ngrihet më i pasur, sikur gjen atdhe të përkohshme. Ashtu i sheh poeti njerëzit, veçanërisht vajzat e grate e tyre me të cilat bie lehtë në dashuri; për këtë poezi femra është një atdhe tjetër i njeriut. Kush don, atë e lexon edhe si, E Kombëtarit dhe e kozmopolitit, gjithëbotësit.
Në tre shtete poetë të së njëjtës gjuhë. Vetëm një si Çerkezi, i lindur në token e ndarë Pogon dhe Palo – Pogon mund ta ndjente e jepte kështu si e ka dhënë në këtë poezi.
Një popull i vogël, po një gjuhë dhe hapësirë si perandorake, nga Pogoni e Dropulli deri në Turqi, Izrael e Egjypt, populluar me piramidat e rrëfimit poetik grek.
Faleminderit kapetan Mihalis, Petro e Pavllo e Shën Jani.
Gjirokastër, prill 2018