Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Xhoi Jakaj: Lumturia…dhe copëzat e saj!

 

 

A e dimë ne çfarë është gëzimi dhe ky emocion a na bën të lumtur?

Po e nis këtë shkrim pasi një gazetar i njohur më bëri këtë pyetje dhe unë ndërkohë vazhdoja e pyesja veten por nuk kam akoma përgjigjen e plotë, atëhere fillova të shfletoj libra dhe literaturë për këtë femomen që ndodh brënda nesh dhe shoqëron rrugëtimin e tonë…

Cilat janë disa pyetje që gjatë jetes na mundojnë të gjithë ne, por në kohë të ndryshme…?!

A jam i/e lumtur dhe si arrihet lumturia e plotë në jetë?

A do të jem i/e lumtur kur të martohem dhe të bëhem me fëmijë?

Po kur të rris fëmijët?

A do të jem i/e lumtur kur të kem shtëpinë time?

Sepse nuk ke dëshirë të jetosh me prindërit?

A do të jem i lumtur kur ta kem një vend pune?

Por realisht në punë me streson gjithçka e mezi e duroj punën, nuk kam punën që dëshiroj të bëj?

A do të jem i lumtur kur…ku dhe si…?!

Dhjetra pyetje na mundojnë dhe sa më të ngritur intelektualisht jeni, aq me shumë shtohen pyetjet, dilemat, kërkesat për jetën dhe kjo disi e largon distancën e lumturise së vërtetë, por gjatë rrugës hasim në grimca lumturie të cilat lidhen me faktorë biologjik,psikologjik dhe jetësor të formave e permasave të ndryshme:

 

  1. Ëndërrimet dhe shpresat kontribuojnë në faktorin e lumturisë.

 

A keni ëndërruar për një pushim në një vend interesant, për një makinë të re? A prisni dhe shpresoni se gjërat do të përmirësohen? Të gjithë njerëzit ëndërrojnë, presin dhe shpresojnë dhe nganjëherë përpiqen të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, pritjet dhe shpresat, sepse besojnë që realizimi i tyre do t’i bëjë ata të lumtur. Unë psh kam muaj që pres dhe shpresoj për një vend pune të cilin mendoj se e meritoj e kjo gjë më bën të thur endrra, të cilat ndodh që me emocionojnë e më sjellim një hare momenti, po a thua më bën kjo puna të lumtur…?!

  1. Faktori i lumturisë dikton sjelljen tonë dhe na nxit të ndërmarrim veprime. Natyrisht, jo të gjitha veprimet përfundojnë me lumturi por ne jemi gjithnjë në kerkim të saj,

 

  1. Faktori lumturi është brenda jush.

Ne jemi qenie shpirtërore në trup fizik. Pjesa shpirtërore është gjithmonë e lumtur, varet çfarë duam ne të nxjerrim në pah, por aty është faktori i lumturisë. Mendja dhe mendimet tona duhet të prodhojnë në thelb esencë lumturie dhe jo ‘re të errëta’ që fshehin diellin brenda nesh, ato duhet t’i shpëndajmë, pasi bëjmë dhe njerëz të tjerë të lumtur…

 

  1. Ne kërkojmë lumturi jashtë, sepse shpesh besojmë se është atje, por në fakt është gjithmonë brenda nesh.

Fillon nga brenda sa do ti t’i besosh vetes dhe ne e shoqërojmë lumturinë apo mërzitjet me ngjarjet, zotërimet dhe njerëzit e jashtëm, sukseset dhe arritjet, apo dështimet tona ndodh që t’i kërkojmë në faktorë të jashtëm dhe po atyre shpesh ua atribuojmë

  1. Pa marrë parasysh se çfarë aktiviteti kërkohet të realizojmë gjatë përditshmërisë tonë, në momentin që përjeton lumturi, ndodh diçka brenda nesh dhe kjo vjen falë çlirimit të adrenalinës që është proces biologjik, psh është emocion i mbërritjes në majën e një mali të lartë, ngrënia e një ëmbëlsire të shijshme, një provim që e mbyllim me rezultate, ose fitimi i llotarisë, në të gjitha rastet ka një element të përbashkët që është gjithmonë i pranishëm, gezimi i madh që shfaqim dhe që fare mirë mund ta konsiderojmë lumturi…

Ama gjithnjë në kulmin e lumturisë, ka një ndërprerje të procesit të të menduarit, ka heshtje të brendshme dhe shqetësimet fshihen e ne biem në paqe. Kjo mund të zgjasë për një moment të shkurtër apo pak më të gjatë. Në këtë paqe të madhe ndihemi të lumtur. Nuk është objekti i fituar ose performanca e suksesshme që solli këtë ndjenjë. Është diçka e brendshme dhe e pavarur nga bota e jashtme, pra atë e kemi ne vete në dorë.

Lumturia është gjithmonë këtu, por ajo mbulohet nga mendimet, dëshirat dhe frika. Kjo e fundit shoqërohet me çlirimin e Noradrenalines hormoni që e bën trupin tonë të përballojë ankthin e frikën e kur kjo ndodh, shqetësimi apo dëshira e arritur, ka zhdukje të përkohshme të këtyre mbulesave. Egoja dhe personaliteti ndalojnë lëvizjen për një kohë, dhe përjetohet një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe lumturie.

Por a është mundur lumtuturia e plotë?!

Mendimtarë, psikologë, sociologë dhe fizioterapeutët e mbarë botës thonë që gjatë veprimtarisë jetësore ne takojmë copëza lumturie që përplotësojnë tabllonë e plotë të jetës në të gjitha etapat e saj…

Përpiquni të gjeni këto pikëza të vogla lumturie, t’i mbani fort dhe sa më gjatë afër vetes…

Please follow and like us: