Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë, Sir VS Naipaul

Novelisti Sir VS Naipaul, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi, ka vdekur në moshën 85 vjeçare. Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë ‘A Bend in the River’ dhe kryeveprën e tij, ‘A House for Mr Biswas’. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja ndërsa bashkëshortja e tij e quajti atë “gjigant në gjithçka që arriti”. Lady Naipaul tha se vdiq në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme. Geordie Greig, redaktore e Mail Sunday, dhe një mik i ngushtë, tha se vdekja e tij lë një vrimë të hapur në trashëgiminë letrare të Britanisë, por nuk ka dyshim se librat e tij do jetojnë.

Krijimtaria e Naipaul

Një prej romaneve më të mirë të 50 viteve të fundit, “Qyteti bri lumit”, është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij, Indinë, për t’u shkolluar e më pas për t’u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Ky libër është një manual për ndryshimin, që është i domosdoshëm në shumë shoqëri. “Qyteti bri lumit” është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social. Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikë e Jugut dhe ishujt Karaibe janë burimet që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese, në letërsinë artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi.

Please follow and like us: