Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri ksenofob që urrente emigrantët dashurohet me vajzën më të bukur të Iranit!

Ai është politikan, minister, populist dhe ksenofob. Ajo është nje vajze e bukur, por përfaqëson gjithçka që ai gjithmonë ka urryer: Emigrante, refugjate politike, sy kafe dhe lëkurë ulliri. Por megjithatë, dashuria duket se permbys gjithcka tej njeriu.

Po flasim për ministrin norvegjez, Per Sandberg – slogani i të cilit ishte “raca të ndryshme, fetë dhe kulturat nuk duhet të përzihen”. Ministri eshte ne nje lidhje dashurie me Bahareh Letnes, e shpallur miss Irani, që u largua nga vendi i saj para disa vitesh.

 

Bahareh shkeli në Norvegji kur ishte 16 vjeç. Tre herë ajo ka dërguar kërkesën për azil politik dhe po ashtu i është refuzuar. Në vitin 2008, ajo ishte në gjendje të merrte statusin e refugjatit në vendin skandinav.

Vajza nuk ka ndërprerë lidhjet me vendin ku ajo ka lindur dhe ka përfaqësuar Iranin në konkurse të ndryshme bukurie. Ajo është zgjedhur Miss Irani 2013, Irani Mis Globe International 2014 dhe Miss Grand Irani në të njëjtin vit.

Pastaj u takua me Per Sandberg dhe të dy ranë në dashuri edhe pse kane nje diference te madhe ne moshe, plot 17 vite. Ministri, i divorcuar me tre fëmijë, la mënjanë besimet e tij ksenofobike dhe u dashurua me vajzën e re iraniane.

Disa nga deklaratat e tij me te forta kunder emigranteve kane qene:“Stop ciganëve në doganë, ata sjellin veç probleme” dhe “Nëse vazhdojmë kështu në disa fjorde në Norvegji vetëm sheriati do të mbretërojë”.

Please follow and like us: