Gaqo Çako: Hysni Kapo më shpëtoi nga burgu, u ankova për prostitutat
Tenori i famshëm shqiptar Gaqo Çako ka folur në një intervistë për GSH në shkurt 2015 për të kaluarën e tij dhe problemet që ka hasur në karrierë gjatë kohës së komunizmit. Ai ka shpjeguar se sa e vështirë ka qenë të punoje me orare të ndryshme dhe vështirësitë që hasnin gjatë turneve nëpër gjithë vendin ku u rastiste të këndonin edhe në orën 3 të natës, për shkak të turneve të kooperativistëve.
Çako ka thënë se ishte koha kur “po të flisje, përfundoje në burg”. “Edhe unë isha afër burgosjes pasi fola në një konferencë, por shpëtova. Fola në lidhje me një shesh pas Teatrit të Operas dhe Baletit ku mblidheshin prostituta. Unë thashë, ç’është ky shtet që mban prostituta prapa TOB. Ata ma morën si shenjë se shteti është i prostitucionit etj. Ka qenë Hysni Kapo ai që më shpëtoi. Më tha se nuk ma merrte me të keq se ishte një gjë e vërtetë, por gjithashtu më këshilloi të punoja dhe të mos bëja zë”, rrëfen Çako. Çako tregon se në atë kohë artistët më të paaftë ishin komunistët të cilët të shtyrë nga xhelozia profesionale e kalonin ditën duke menduar kë të dënonin.
Please follow and like us: