Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Rama s’mund të braktisë Sarandën, se nuk i pëlqen kryetarja

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar me tone të forta ndaj situatës së rënduar mjedisore në Bashkinë e Sarandës, një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend. Manjani shkruan se çdo centimetër hapësirë publike e Sarandës është në emergjencë mjedisore. Ai ka ironizuar me gjobën që inspektoriati i mjedisit i ka vendosur kryetares së bashkisë duke e konsideruar atë si gjobë populiste, e cila thjesht shton  një letër më shumë në malin e plehrave të pambledhura. Manjani ka zbuluar edhe një fakt tjetër, që qeveria e Edi Ramës ka braktisur qytetin pasi nuk I pelqën më Kryetarja.

Ja postimi I plotë I Manjanit

Gjoba.
———-
Inspektoriati mjesisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.
—————-
Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet
——————
Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!

Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!

Sarandaëeb, bën çdo ditë denoncime të tilla.

Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!

Zgjidhja e problemit.
—————-
Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…

Pa zgjidhje, pa shpresë…

Please follow and like us: