Si u bombardua me plumba e tritol kompleksi i familjes Halili në qendër të Kamzës
Rreth orës 02:00 Kamza është tronditur nga breshëria e automatikut dhe lënda plasëse (tritol). Objekt i sulmit është kompleksi i vëllezërve Halili i vendosur në qendër të qytetit, vetëm 500 metra larg bashkisë, në bulevardin Blu. Godina sherben si bar-kafe me emrin “Keslin” dhe lavazh, në katin e parë dhe banesë në katin e dytë dhe të tretë. Disa orë më pas u gjet e djegur në Fushë-Krujë një fuoristradë që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.
Pamjet më poshtë janë filmuar me celular vetëm disa minuta pas ngjajes, ku duken shenjat e plumbave në muret e godinës dhe dy makina luksoze të djegura, në oborrin e ndërtesës.
Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse ka identifikuar autorët e këtij sulmi të rëndë ndaj Shkëlqim Halilit dhe familjarëve të tij që banonin në këtë godinë. Paraprakisht mësohet se ata kanë thënë në polici se nuk kemi konflikte, ndërsa në media janë publikuar disa ngjarje, precedente të mëparshëm të burrave të familjes Halili. Klevis Halili është arrestuar në 2015 për plagosje ndërsa Shkëlqim Halili është dënuar në 2011 për sulmin ndaj komisariarit të Kamzës.
Për të zbardhur ngjarjen janë sekuestruar edhe filmimet pasi kompleksi ishte i rrethuar me kamera sigurie. /Opinion.al
*Më poshtë pamjet