Anjeza Maja largohet nga Top Channel
Bukuroshja e ekranit Anjeza Maja nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Këtë fakt ajo e ka konfirmuar për stafin e Shqiptarja.com, ku ka sqaruar me detaje dhe arsyet e largimit. Për të shuar zërat dhe keqkuptimet, Maja është shprehur qartësisht se ka vendosur me vullnetin e saj të plotë të ndërpresë kontratën tre vjeçare me emisionin e paradites “Në Shtëpinë Tonë” për të ndjekur rrugë të tjera. Ajo konfirmon për Shqiptarja.com se në shtator do të nisë një aventurë të re në TV Klan, jo më si prezantuese, por si personazh në një spektakël. Ndërsa ne ngulëm këmbë nëse do të ishte pjesë e “Dance With Me”, Anjeza iu shmang përgjigjes duke na thënë se këtë gjë do na e sqaronte në një moment të dytë. “Tani për tani e mbylla me receta”,- tha ajo duke qeshur.
Por jo vetëm kaq, pjesëmarrja në këtë spektakël duket se do t’i sigurojë Majës më shumë liri, pasi moderatoren do ta shohim shumë shpejt të angazhuar edhe me një biznes privat.