Albspirit

Media/News/Publishing

Tanush Kaso: Artistët bënin orgji në ambasada, oficerët – me vajzat tekstiliste

Kreut të Shoqatës së Ish-të Dënuarve dhe Përndjekurve Politikë, Tasnush Kaso, i duket e turpshme që ende ngrihet pyetja nëse ekzistonte përdhunimi si formë shtypjej e torture nëpër zyrat e hetuesive apo nëpër burgje. Madje, me armë në dorë, oficerë të Sigurimit futeshin edhe nëpër shtëpitë e familjeve me problem në biografi. Kaso rrëfen variantin e tij mbi përdhunimet, duke ofruar raste dhe emra konkretë. I pyetur për artistet nëse ishin ato më të lakmuarat, ai tha në një intervistë për gazetën “Panorama” se: “mbase dhe ishin, por nuk ishte kategoria që ishte e nevojshme për t’i përdhunuar, sepse shumica ishin të gatshme vetë”. Për intervistën e kantautorit Gjergj Leka, ai u shpreh: “E kam lexuar edhe intervistën e Lekës dhe me keqardhje më duhet të them se ato që ka thënë janë vetëm maja e ajsbergut”. Por, se çfarë ka në shtresat nënujore, Kaso shprehet hapur: “Orgji! Në vitet 50-60 ka ndodhur një skandal i madh seksual me artistët në Tiranë. Këngëtarë, aktorë, balerinë ishin ftuar nga një ambasadë e huaj këtu dhe kishin kërcyer nudo, duke përfunduar deri në orgji. Fjalët i nxorën vetë pjesëmarrësit në festë, por nuk u lejua të bëhej zhurmë për këtë gjë se degjeneronte sistemi… …Ndodhte shpesh, por jo vetëm me artistët. Ushtarakët gjithashtu, kur organizoheshin mbrëmje vallëzimi, u çonin vajzat e Kombinatit Tekstil. Në Kombinat çonin kryesisht vajza beqare për t’i përdorur pikërisht për këtë gjë. Madje, meqë shumë prej tyre patën fëmijë ilegalë, ndërtuan, ka qënë deri vonë aty, një kapanon, që quhej kapanoni i beqareve”./Panorama/

Please follow and like us: