Albspirit

Media/News/Publishing

Poezi nga Fiqirete Kukli 

 

NËNË

Flutur mu bëre në derë
Në sy mu ule pa zhurmë
Ndër floke mu bëre erë

Kam humbur pa Ty
Sytë i kthej drejt qiellit
E di,je e bardhe,aty
Je nën rrezen e diellit

Por a e di ti,e mira ime..
se
shtëpia pa Nënë
si nata pa Hënë!

NËPËR UDHËT E QYTETETIT TIM

Nëpër udhët e qytetit tim
eci mbi kujtime
eci mbi ëndrrat e mia te thërrmuara
mbi pluhurin e ëndrrave tona
qe shiu na i bënte baltë
e dielli pluhur përsëri
Eci si në ëndërr me ty.

Eci dhe ndjej të nxehtin e mallit
Lumi percjell fjalët që atë botë kemi thënë
Premtimet që s’i mbajtëm dot kurrë
Thashathemet qe bëmë
Intrigat e vogla që kemi thurë
Ato ëndrra qe mbetën brigjeve të tij
Që çelën lule e u bënë pemë
veç atyre që lumi çoi në det
e deti na i ruan në mbretërinë e vet.

Eci udhëve të qytetit tim
me veten time të vogël përdore
Përshëndes ata që s’i përshendeta kurrë
ata që nuk i desha kurrë
ata që nuk i urreva kurrë.

(Fati i qyteteve të vogla)

KUTIA E ARTË!

Unë nuk jetoj kurrë me ëndrra
ato i mbaj mbyllur në një kuti të artë.
I përkëdhel kur ma ka ënda,
o i shkruaj në të bardhën kartë

Unë nuk jetoj dot me to’
se mëngjesin e shoh me sy hapur
dhe ditës ja shtrij te mijtë flokë
dhe mbrëmjen të paqtë gjithmonë kam dashur

kur një ëndërr e nxjerr nga kutia,
e mendoj mirë, ta kem nder sy,
si përshembull dashuria
s’ ka si te rrijë mbyllur aty,
s’ka sesi….

Please follow and like us: