Albspirit

Media/News/Publishing

Liderët e regjimit iranian frymëzojnë diplomatët se si të sillen ndaj skandalit terrorist

Sipas raporteve nga brenda regjimit, pjesa kryesore e mbledhjes së përvitshme të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të regjimit të mullahëve në vende të huaja, e mbajtur në Teheran në javën e fundit të korrikut, ishte që t’i udhëzonte ata rreth diplomatit terrorist të arrestuar në Gjermani, se si të përballen me rezistencën iraniane në nivel ndërkombëtar, dhe të ngrinte moralin e diplomatëve për të parandaluar dezertimin e tyre.

Në mbledhjen e sivjetshme të përfaqësuesve, përveç Khamenei-t, Rouhani-t, Jahangiri-t dhe Zarif-it, të cilët i vizitojnë ata normalisht çdo vit, morën pjesë dhe mbajtën fjalime edhe komandanti i Forcës Qods Soleimani, Ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi, Ministri i Brendshëm Rahmani Fazli, Ali Larijani, Zëdhënës i Majlis, Sadeq Larijani, kreu i Gjykatës, Ali Akbar Velayati, këshilltari i Khamenei-t, Ministri i Mbrojtjes Amir Hatami, Ali Akbar Salehi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike, Abbas Salehi, Ministri i Kulturës dhe Udhëheqjes Islamike, Abuzar Ebrahimi Turkman, kreu i Organizatës së Kulturës Islamike dhe Komunikimit, dhe një numër liderësh të tjerë të regjimit.

Një nga qëllimet e kësaj mbledhjeje ishte koordinimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Inteligjencës, Forcës Qods, dhe agjensive të përfshira në eksportin e ekstremizmit dhe në fushatën e denigrimit, duke spiunuar e përgatitur terrenin për akte terroriste kundër PMOI dhe Rezistencës Iraniane.

Disa përfaqësues të regjimit jashtë vendit shprehën shqetësim për përqasjen e qeverive dhe qarqeve të huaja politike e mediatike ndaj përfshirjes së diplomatëve të regjimit në një “akt serioz terrorist” dhe “shkelje flagrane të Konventës së Vienës”. Alavi dhe Zarif i udhëzuan se si të “merreshin me rastin e Assadi-t” dhe theksuan se me “luftë psikologjike dhe me shpërndarjen e informacionit të rremë,” masat e mëparshme e të ardhshme kundër hipokritëve (PMOI) duhet të bëhen lehtësisht të përvetësueshme. Në këtë aspekt, përfaqësuesit e regjimit u urdhëruan të aktivizonin lidhjet e tyre me organet e inteligjencës dhe sigurisë së vendeve ku punojnë.

Sipas një raporti të brendshëm të IRGC, një goditje ndaj PMOI-së është “në prioritetin politik, ushtarak, të sigurisë dhe të inteligjencës së regjimit,” si dhe është në agjendë marrja e tyre në shënjestër gjatë udhëtimeve të tyre. Një deklaratë e Komitetit të Anti-Terrorizmit më 17 gusht tha se Ministria e Inteligjencës dhe Forca Qods ishin udhëzuar t’i vlerësonin aktet terroriste kundër Moxhahedinëve duke përdorur mercenarët jo-iranianë.

Një tjetër temë e diskutuar në këto mbledhje ishte koordinimi i Ministrisë së Jashtme dhe zyrave të përfaqësuesve të jashtëm me Gardën Revolucionare dhe Forcën Qods në ndërhyrjet terroriste dhe luftarake në rajon, përfshirë në Irak, Siri dhe Jemen. Përfaqësuesit e regjimit jashtë vendit morën udhëzime se si t’i justifikonin këto masa të qeverisë, parlamentit, partive dhe shtypit në zonën e misionit të tyre.

Në këto mbledhje, liderët e regjimit u përpoqën t’i frymëzonin diplomatët të cilët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për kryengritjen dhe sanksionet e reja në të ardhmen e regjimit. Këshilli Suprem i Sigurisë së regjimit ia ka frikën kërkimit të azilit nga disa prej përfaqësuesve të regjimit në vendet europiane.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti i Sigurisë dhe Anti-Terrorizmit.

Please follow and like us: