Dikur futbollist, sot Thierry Henry bëhet trajner i klubit të njohur
Thierry Henry ka arritur marrëveshjen për tu bërë trajner i klubit të njohur francez, Bordeaux.
Henry u largua nga roli i tij si analist i Sky Sports pasi dëshiront të fokusohej më shumë te karriera e tij si trajner.
Ish-sulmuesi i Arsenalit ishte në Rusi këtë verë dhe ishte ndihmës i Roberto Martinez te Kombëtarja belge, e cila e arriti gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Gazeta franceze, RMC ka konfirmuar se 41-vjeçari ka arritur marrëveshje të bëhet trajner i Bordeaux.
Së fundmi, Gus Poyet ka qenë trajner i skuadrës, por ende nuk është shkarkuar ende.
Please follow and like us: