Hunda tregon të fshehtat që lidhen me shëndetin, zbuloni për çfarë bëhet fjalë
Nuk është shumë e zakontë të dëgjosh se hunda të tregon detaje që lidhen me shëndetin, por është e vërtetë.
Për të qenë më të saktë është nuhatja ajo që zbulon gjithçka duke dërguar sinjale për një sëmundje ose problem tjetër shëndetësor të mundshëm.
Sipas studimit të bërë nga ‘University of Chicago Medical Center’, nëse nuk ndjen dot aromat problemi me shëndetin është shumë serioz.
Është normale që kur ftohesh nuk ndjen dot aromat që qarkullojnë, por nëse ky problem është i përhershëm duhen marrë masa pasi mund të lidhet me një vdekje të hershme.
Nëse të ndodh të ndjesh aroma që në të vërtet nuk janë rrotull teje, kjo do të thotë që keni migrenë ose jeni në fazat e para të prekjes prej saj.
Nëse keni nuhatje të dobët mund të prekeni nga Alzhajmeri në të ardhmen.
Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit e ‘Harvard Medical School’./revistawho.com