Seks me fqinjën e mitur, arrestohet librazhdari
Policia e Librazhdit ka arrestuar një të ri, pasi ka dyshime se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzë të mitur. Forcat blu kanë njoftuar se kanë vënë në pranga shtetasin Alban Toma, 21 vjeç banues në fshatin Orenjë të Librazhdit. Ky shtetas ka dyshime se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F.H 14 vjeçe banuese në Librazhd. “Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F. H., 14 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.