Denoncimi/Ish-ministri i mëngjërt ndërton pa leje në mes të Tiranës
Prej disa ditësh qytetarët kanë denoncuar një ndërtim pa leje pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë nga Policia bashkiake. Sipas qytetarëve, ndërtimi i përket një ish-ministri të Partisë Socialiste. Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku.
POSTIMI I COLLAKUT
Ndertim pa leje ne mes te Tiranes, ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise. Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist. Banoret njoftojne policine bashkiake, inspektoratin e ndertimit, policine e shtetit. Policet vijne, pershendeten me ndertuesit abuzivë dhe largohen duke nderuar. Banoret nuk e dine se kur ndertojne pa leje qeveritaret,miqte apo klientet e tyre…ligji nuk ka vlere dhe Abuzimi eshte Ligj!!!