FOTO/ Puthje dhe shume të tjera, ja çfarë ndodhi brenda festës së ditëlindjes së Flori Mumajesit
Këngëtari dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi feston sot ditëlindjen e tij të 36-të. Orët e para të kësaj dite të rëndësishme të tij e kanë gjetur duke punuar, por njëkohësisht është surprizuar edhe nga miqtë e tij më të mirë.
Ndonëse Flori ende nuk ka zbuluar asnjë detaj nga surprizat që ka marrë deri më tani me rastin e ditëlindjes së tij, kanë qenë miqtë e tij ata që na kanë zbuluar disa imazhe nga festa që i kishin rezervuar mbrëmjen e djeshme.
Këngëtarja Shkurte Gashi ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa foto ku shfaqet së bashku me Florin dhe ndër të tjera ka zbuluar edhe tortën e bardhë me një çelës Sol dhe një mikrofon sipër.
“Gëzuar Ditëlindjen Miku im Flori!Uroj të kesh edhe shumë vite të lumtura me shëndet të mirë duke na dhuruar dhe shumë vite emocion me muzikën që bën”, shkruan Shkurte Gashi krahas fotove ku shfaqet duke përqafuar mikun saj.
Të shumtë kanë qenë miqtë që e kanë uruar Florin që në orët e para të mëngjesit duke na zbuluar kështu dhe nofkat me të cilat e thërrasin.
Klajdi Haruni apo Getoar Selimi nëpërmjet urimeve të tyre na kanë zbuluar se e thërrasin vëlla kantautorin e njohur.
Ndërsa Bruno e thërret Luç, e Jon Gjebrea sakanaq. Dy nofka të çuditshme, por që me siguri mes tyre duhet të jenë domethënëse.