Jahja Lluka: E shenjta shqiptare Nëna e Njerëzimit
Në botë të rrallë janë njerëzit që sakrifikojnë jetën e tyre, për t’ia dedikuar një misioni. Të paktë janë njerëzit që shndërrohen në dritë me veprën e tyre. Nëna Terezë është një figurë unike dhe e tillë do të mbetet sa të jetë njerëzia.
Vepra e saj e shenjtë do i shërbejë brezave, si frymëzim se vetëm përmes mirësisë, dashurisë dhe urtësisë njeriu arrinë ti jap kuptim ekzistencës së tij në botë.
Kështu, jeta jonë është e shkurtër, por janë veprat ato që na bëjnë të përjetshëm, ndërsa Nëna Terezë me veprën e saj hyjnore, do mbetet e shenjtë përgjithmonë.
Kjo grua nga Shkupi ynë, i fali botës shpirtin e saj human, për tu bërë personifikim i gruas shqiptare në sytë e njerëzimit.
Me 26 Gusht 1910, nga dera e familjes Bojaxhiu lindi Gonxhja, e cila më vonë do njihej në botë si Nëna Terezë. Kjo grua nga Shkupi ynë, i fali botës shpirtin e saj human, për tu bërë personifikim i gruas shqiptare në sytë e njerëzimit.
Nëna Terezë zgjodhi rrugën e zotit, dhe urtësië në misionin e saj të gjatë nga Irlanda në Indi, ku themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.
Fëmijet jetimë, fëmijet e sëmurë, të varfërit të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë, kishin Nënën Terezë e cila me zemrën e saj të madhe, ju zgjati dorën deri në frymën e fundit të saj.
Gjithë bota u mahnitë nga bujarizmi dhe urtësia e Nënës Terezë, ajo me punën e saj fitoi zemrat e miliona njerëzve në rruzullin tokësor, dha dashuri pafund duke i mësuar njerëzit se vetëm me dashuri dhe përulje ndaj njëri- tjetrit, mund të arrihet paqja në këtë jetë.
Vepra e saj e madhe u nderua sa ishte gjallë, më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Nëna Terezë, çdoherë e mbante në mendje dhe zemër atdheun e saj. Kur populli shqiptarë gjendej në kufij të ekzistencës së tij, ishte zëri i Nënës Terezë që ngriti në qarqet më të larta të diplomacisë vuajtjen e popullit të saj dhe dëshirën e etur për liri. Ndaj presidenti i SHBA-ve,Bill Clinton është
shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Duke u frymëzuar nga vepra e madhe e Nënës Terezë, me 17 qershor 1990, themelohet shoqata “Nëna Terezë” në Pejë, e cila ishte imperativ i kohës për shkak të dhunës së gjenocidit serb dhe mbylljes së të gjitha institucioneve shtetërore.
Nga kjo dhunë dhe ndalesë për ti patur kushtet për ekzistencë, qindra- mijëra qytetarë shqiptarë nuk kishin më as gjërat elementare për të jetuar.Shoqata “Nëna Terezë”iu doli në ndihmë, me ushqim, veshmbathje dhe gjëra të tilla, shumë qytetarëve shqiptarë, për të mos i lënë nën vuajtje nga regjimi serb.
Me datën 25 prillit të vitit 1993,Shqipërinë e viziton Papa Gjon Pali II, nën shoqërimin e Nënës Terezë, vizita merrë përmasa historike. Pata nderin dhe mundësinë që ti takoj këto dy personalitete të mëdha botërore dhe për këtë privilegj u jam mirënjohës dy miqëve të mij të ndjerë Agjen Don Gjergj Gjergji i cili ka shërbyer në Elbasan dhe Viktor Gashi, mik dhe bashkëqytetar i imi nga Peja; i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në funksionimin e shoqatës “Nënë Tereza”.
Në vitin 1994, kam pas nderin të jem i ftuar në drekë me Nënën Terezë në qytetin e bukur të Elbasanit.
Më 5 shtator 1997, Nëna Terezë u largua për në amshim. E gjithë bota ishte në zi sepse humbi dritën e saj. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.
Vepra e saj e madhe u shenjtërua, për të na bërë krenar dhe neve si popull i saj se na gjiri ynë nxorëm personalitete unike që i shërbyen njerëzimit në iluminimin e tij.