Albspirit

Media/News/Publishing

Qëllohet me armë zjarri pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, plagoset polici dhe sulmuesi

Një person i armatosur ka hapur zjarr mbrëmjen që lamë pas ndaj policisë në Moskë, duke lënë të plagosur një prej tyre. Sipas raportimit të mediave vendase mësohet se një person ka hapur zjarr pa asnjë arsye kundër disa policëve që po kalonin pranë tij në një rrugicë në Moskë,  pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nga burimet  mësohet se policia i është përgjigjur sulmve të personit të armatosur duke e lënë të plagosur atë dhe tashmë gjendet në spital.

Sipas policisë ruse të cituar nga agjencia zyrtare TASS, forcat e rendit të shënjestruara nga ky sulm bënin pjesë në një regjiment special të ngarkuar me garantimin e mbrojtjes së misioneve diplomatike të huaja në Rusi.

Please follow and like us: