Orjola Pampuri: Mbaje gojën more burrë…
Tek lexoja mendimet e orëve të fundit të hedhura në faqen e facebook të kryeministrit dhe të cituara me habi nga portale të ndryshme, pikërisht me habinë se si një kryeministër mund të shprehet kështu ndaj partisë më të madhe opozitare në vend, ndaj asaj partie që solli ndryshimin përpara 28 viteve e pikërisht ndaj asaj partie ku deshe të aderoje dhe ti para se të shkoje në Francë….
Si mundesh të kesh një fjalor të tillë, si mund të quash ‘shtëpi publike” (ndjesë që e përmend), Partinë Demokratike, pjesë e së cilës janë zonja e zoterinj, intelektualë e akademikë, nëna dhe baballarë shembullorë e të përkushtuar, të cilët kanë çfarë modeli të ofrojne në shoqëri.
Ti mund të shprehesh kështu? Ti që e degradove Shqipërinë në një parcelë të madhe droge, ti që e rendite ndër vendet e para të përdoruesve të kokainës, ti që në partinë tënde mbajte, punove e bashkëpunove me banda e minstra miq të bandave, ti që e shndërrove Shqipërinë në han me 800 porta ku hyn toyota e dalin gomone me drogë e para të pista, ti që shan e ndyn qytetarë me fjalët më banale që nuk do t’i kishin hije dhe një njeriu fare të rëndomtë, ti që e rrënove këtë vend, tani ngrihesh dhe bën moral? Ti moral? Ti flet për shtëpi publike? Epo kësaj i thonë ‘ranë malet e u ngritën…’.
Ty thjesht të ka kapluar paniku e nuk di më ç’të bësh, e vetmja gjë që të ka mbetur të bësh është të ofendosh opozitën dhe qytetarët e këtij vendi, e të veshësh atletet e bardha për të zhvendosur vëmendjen. Por kjo mënyrë sjellje e jotja nuk e shmang fundin tënd të afërt si kryeministër.
Ti e di mirë që vettingun po e bën për të ruajtur veten dhe miqte e tu…
Por do të vijë dita e vettingut real i cili do të nisë me ty.