Aktori turk Atakan Hoshgoren: Jam me origjinë shqiptare
Është vëtëm 19 vjeç, po me rolin e tij në serialin “4N1K”, në një serial për të rinj që po transmetohet në Turqi, aktori Atakan Hoshgoren, i ka bërë për vete të gjitha vajzat.
Së fundmi me një komunikim live me fansat ai ka habitur me deklaratën e tij.
I pyetur nga vjen ,aktori është përgjigjur se origjina e tij është Shqipëria.
‘Jam nga Stambolli, kam lindur në Stamboll, por origjina ime është Shqipëria’, është shprehur aktori 19 vjeçar. Kujtojmë se dhe shumë aktorë të tjerë e kanë pranuar origjinën e tyre shqiptare ku kujtojmë: Barish Arduç, Halit Ergenç, Gizem Karaca, Can Yaman etj.
Please follow and like us: