Elhaida Dani sjell “Notre Dame de Paris” në Kanada
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor «Notre Dame de Paris».
Musicali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Koçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjërë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anëkënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, dhe stacioni i fundit pritet të jetë Kanadaja. Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale. Në një bisedë më Albanian Montreal Press, Elhaida është mjaft e lumtur që të njoftojë të gjithë miqtë, artdashësit dhe shqiptarët që jetojnë në Kanada, ta mbështesin atë gjatë spektaklit. Ndërkohë që turi vazhdon, pas shfaqjeve në Quebec në “Grand Théâtre de Québec.”, datat e spektaklit të Montreal do të jenë më 8, 15 dhe 20 shtator, ndërsa në Otawa ajo do të jetë më 17 tetor./Albanian Montreal Press/