Albspirit

Media/News/Publishing

Simon Shen: Pse marrëdhëniet Kinë-Shqipëri po ngrohen përsëri?

Që nga shpërthimi i krizës greke të borxheve, portet e Greqisë janë bërë përparësi për Kinën politikë primare, për të përparuar në Evropë, nën iniciativën e saj “Një rrip, Një rrugë”. Ndërkohë, Shqipëria, e cila dikur ishte mikja më e afërt e Kinës, mund të hyjë në periudhën e mjaltit ekonomik me Pekinin. Mainlandistët, (banorët e zonës së Hing-Kongut), e gjeneratës së mëparshme, duhet të jenë shumë të njohur me Shqipërinë. Gjatë viteve të Revolucionit Kulturor, kur Kina ishte kundërshtare e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, Shqipëria ishte aleatja e vetme e huaj e Mao Ce Dun-it. Dhe për të shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj Shqipërisë për miqësinë dhe besnikërinë e saj, Kina, e cila në vetvete ishte tepër e varfër në ato vite, siguroi dhjetëra mijëra tonë ushqime dhe miliarda dollarë ndihma të huaja për mikun e saj evropian, të cilin Mao e perifrazonte si “fanari i vërtetë socialist i Evropës”. Megjithatë, marrëdhëniet “romantike” midis Pekinit dhe Tiranës u ndalën papritur në fillim të viteve 1980, kur Enver Hoxha, ish-politikani i fuqishëm i Shqipërisë, kritikoi ashpër homologun e tij kinez Ten Xiao Ping, për “marrjen e rrugës revizioniste”.

Që atëherë marrëdhëniet kinezo-shqiptare mbetën në pjesën e poshtme të shkëmbinjve për dekada, deri në agimin e epokës “Një rrip një rrugë”, kur Kina filloi të “rizbulojë” vlerën strategjike dhe gjeopolitike të Shqipërisë. Më parë, Kina ka përfunduar marrëveshjen e ashtuquajtur “16 + 1”, me vendet e Evropës Lindore. Dhe Shqipëria, e cila konsiderohet nga Pekini si kyç për strategjinë e saj në Ballkan, përsëri është bërë partneri i saj. Përveçse është në gjendje të shërbejë si një urë midis Kinës dhe Evropës, Shqipëria gjithashtu ka një vlerë të madhe për Pekinin në aspekte të tjera: burimet e saj të pasura natyrore, nafta dhe mineralet, si kromi, janë jashtëzakonisht tërheqëse. Në vitin 2016, Korporata “Geo-Jade Petroleum of China”, bleu “Bankers Petroleum”, e cila më parë ishte njohur si Kompania Kombëtare e Naftës në Shqipëri. Sa i përket Shqipërisë, investimet kineze dhe kapitali janë gjithashtu kyçe për ringritjen e ekonomisë së saj. Në të vërtetë, gjatë viteve, Shqipëria ka mbetur një nga vendet më të varfra në Evropë, falë politikës së saj të izolimit prej dekadash. Edhe pse qeveria shqiptare ka ndërmarrë nisma të shumta reformuese gjatë viteve të fundit dhe ekonomia kombëtare po rimëkëmbet ngadalë, sistemi infrastrukturor dhe hekurudhor i vendit ka mbetur shumë i dobët dhe jo i besueshëm. Për shembull, aktualisht autostrada e vetme e mirë në të gjithë Shqipërinë, është ajo që lidh kryeqytetin Tiranë me qytetin e dytë më të madh Durrës, për të mos përmendur se vendi ka vetëm një aeroport ndërkombëtar.

Edhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndoshta është qyteti më i rrënuar në të gjithë Ballkanin dhe krahasohet me qytetet e treta në Kinë, në aspektin e nivelit të përgjithshëm të zhvillimit. Më keq akoma, për momentin shkalla e papunësisë në Shqipëri qëndron në 17 për qind dhe mjedisi i dobët ekonomik ka shtyrë shumë shqiptarë të ikin jashtë vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të kërkuar një jetë më të mirë. Kjo ndoshta shpjegon pse qeveria shqiptare po kërkon me padurim investitorët kinezë që të vijnë si shpëtim, duke ofruar vende pune dhe duke rindërtuar infrastrukturën e vendit. Megjithatë, edhe pse Tirana ka nevojë për kapitale kineze, Kina dhe Shqipëria nuk kanë gjasa të bëhen aq të afërt, siç ata kanë qenë në vitet e mëparshme. Në fund të fundit, Shqipëria tashmë është anëtarësuar në NATO dhe është bërë kandidate për anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh se, ndërkohë që Tirana është e etur të zhvillojë lidhje më të ngushta ekonomike me Pekinin, do të ishte më mirë ta mbante këtë të fundit politikisht në krahun djathtë. Përveç kësaj, Shqipëria duket se është shumë e vetëdijshme për rrezikun e mundshëm, kur të gjitha vezët vihen në një shportë. Ajo po punon në mënyrë agresive për të përdorur mirë sfondin e vet islamik dhe për të tërhequr investime nga vende të tjera myslimane si Turqia, Katari dhe Irani. Ta themi thjesht, Shqipëria nuk do të “mbështetet në një anë” në politikën e saj të jashtme, sepse e ka mësuar mësimin historik dhe rrugën e vështirë./ Revista “Economic Journal”

Simon Shen është Profesor i Asociuar dhe drejtor i Programit për Studime Globale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Hong-Kongut. Gjithashtu ai është edhe Kryeredaktor për revistën “Economic Journal” në Hong-Kong.

Please follow and like us: