Era Istrefi shtrohet urgjent në spital, futet direkt në sallën e operacionit
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi dje ka pasur kriza të forta dhe dhimbje në bark e si pasojë është shtruar në spital me urgjencë. Pas shtrimit, mjekët e kanë futur direkt në sallën e operacionit, pasi Istrefi ka pasur probleme me apendisitin. Era nuk e ka zmadhur gjendjen e saj por i ka sqaruar fansat e saj se është mirë pas këtij operacioni. Pa e shfaqur fytyrën e saj pas operacionit në një video që publikoi në “Instastory”, Era Istrefi tregon në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, se ka operuar apendisitin, por është mirë dhe se ë shpejti do t’i kthehet muzikës me këngë të reja.
Please follow and like us: