Bogdani: Denar Biba me urdhër të Ramës kërcënoi gjyqtarin
Pas daljes së videopërgjimit, ku nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba kërcënon gjyqtarin e Strasburgut, Ledi Biankun, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Gerti Bogdani. Me ane te një postimi në Facebook, Bogdani, shprehet se Denar Biba me urdhër të Ramës kërcënoi gjyqtarin e Strasburgut, me të vetmin qëllim që qeveria shqiptare të mos dëmshpërblejë pronarët e ligjshëm në Shqipëri.
POSTIMI I BOGDANIT:
… ne te gjithe kete histori llumi e shantazhi, ajo qe po mbetet jashte fokusit eshte qellimi per te cilin Rama dhe emisaret e vet i bejne shantazh, presion, joshje gjygjtarit te Strasburgut!!! …dhe ky eshte qendrimi qe kjo qeveri ka per pronen dhe pronaret, ky mafioz pronash pseudo-socialist ne fasade, po kapitalist grabitqar ne thelb, te cilet edhe kur kane vendime te ligjshme nga Strasburgu nuk do t’i demshperbleje!!! …kjo eshte nje nga shume bemat e gjemat qe po ben me pronen e pronaret sot qeveria, qe nga bregdeti e deri tek Teatri e kryeqyteti!!! … prona qe njehere e nje kohe ia mori PPSH-ja, ndersa sot po ia gllaberon PPP-ja!!!
PS. Eshte per t’i hequr kapelen per qendrimin dhe integritetin gjygjtarit Bianku, te pakte ka ende shprese per sa kohe ka ende njerez te tille, edhe pse fatkeqesisht numerohen me gishtat e duarve!!!