Albspirit

Media/News/Publishing

Eni Çobani, një bionde autoritare me shpirt paqësor

Eni Çobani, një juriste e zonja e cila u kthye shumë shpejt në një personazh televiziv të dashur per të gjithë shqiptarët!
Eni është shembulli tipik i gruas që mund të jetë në të njëjten kohë edhe nënë, bashkëshorte, femër në karrierë, e mbajtur dhe e kujdeshme!

Tashmë edhe personazhi kryesor tek rubrika “Shihemi Në Gjyq” dhe fama e saj ka arritur kulmin!

Juristja me zemer të madhe, e me një stil krejt unik, ka zgjidhur shumë çështje të cilat jo vetem ishin të vështira, por edhe shumë të lodhshme, dhe herë-herë të pazgjidhshme nga gjykatat shqiptare.

Por cili ka qenë rrugëtimi i Eni Çobanit?

Pas përfundimit të studimeve të larta, u emërua menjëherë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Departamentin e së Drejtës Publike. Më pas, paralelisht me këtë rol, u emërua Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, e para në këtë post, që e mbajti për 3 vjet. Sapo ishte shpallur ligji i nëpunësit civil dhe debutimi në këtë post, ishte një sfidë e dyfishtë. Më pas ka qenë Avokate e Përgjithshme e Shtetit pranë Gjykatës së Lartë dhe Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, deri më 2005. Kohë nga e cila ka vijuar të jetë avokate dhe pedagoge dhe së fundmi dhe ndërmjetëse.

E etiketuar si “zonja Eni” prej shqiptareve ajo pret e përcjell me buzëqeshje këdo shqiptar që ka nevojë për konsulencë ligjore!
Me një adhurim për të atin, Eni nuk heziton kurrë ta përmend babain në panelet ku ftohet, duke i atribuar atij çdo arritje e sukses të sajin!

Nënë e një djali, Aldit, i cili duke se dhe ne pamje ka marr mjaft prej Enit!

Një grua e kuruar deri në detaje, një bionde autoritare që shpirti paqësor ia do të gjitha
ngjyrat në garderobë! Eni është një zonjë mbi zonja tek e cila çdokush mund të mbështet për hallin tij! Zyra e saj është një shtëpi e madhe ligjore që ka vend për të gjithë!/gongnews.al/

Please follow and like us: