Eni Vasili braktis ‘News24’
Gazetarja Eni Vasili duket se në këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë më pjesë e ekranit të ‘News24’.
Burime pranë ‘revistawho.com’, konfirmojnë se gazetarja ka nënshkruar kontratën me ‘Top Channel’.
Ende nuk ka një reagim nga ana e Vasilit lidhur me këtë ndryshim të logos televizive në të cilin do të shfaqet në sezonin e ri, por tashmë është fakt kjo lëvizje e gazetares.
Nuk dihet në qoftë se emisioni do të vazhdojë të quhet ‘Studio e Hapur’, si ai që gazetarja ka drejtuar në ekranin e ‘News24’ apo do të mendohet një tjetër emër për të.
Please follow and like us: