Albspirit

Media/News/Publishing

Ledian DROBONIKU: Traktat politik i Shqipërisë moderne

 

Përse vepra e Sami Frashërit është e papajtueshme me regjimin e sotëm:

1. Shteti shqiptar duhej ngritur mbi kombin shqiptar, kulturën dhe identitetin e tij mijëra vjeçar. Zëvendësimi i këtij objektivi me globalizimin, është rreziku më i madh që i kanoset kombit shqiptar. Brenda dy dekadave, po zvenitet identiteti tek brezat e rinj, po rrënohet kultura e po boshatiset vendi!

2. Shqipëria e Rilindasve (të vërtetë) ishte një Republikë Demokratike, me pjesëmarrjen e popullit në nivele të ndryshme qeverisje. Pushteti nuk duhej të përqendrohej në monarki apo oligarki.

3. Republika duhet të krijonte bashkim dhe mobilizim shpirtëror e material të popullit shqiptar. Mbjellja e përçarjes mes shqiptarëve, ishte rreziku për sundimin apo zhdukjen e kombit tonë

4. Shqipëria duhet të kishte sovranitet politik dhe ekonomik duke shfrytëzuar vetë të mirat që i fali Zoti. Kthimi i vendit në koloni importi, deindustralizimi, dhurimi i sektorëve strategjikë e pasuritë kombëtare janë shtyllat e piramidës së tranzicionit dhe tradhëtarëve të kombit.

5. Koncepti i rilindjes ishte një shtet social. Ai pranonte pronën private dhe lirinë, ashtu si pranonte dhe barazinë apo mirëqënien e përgjithshme dhe jo vetëm të një pakice lidhur me pushtetin.

****

Vepra e S.Frashërit duhet rikthyer në qendër të diskutimi përsëri për të orientuar shqiptarët në këto kohëra të errëta! 

Please follow and like us: