Përgjimi, Berisha: Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Këshilli i Europës
Në media u publikua sot një audiopërgjim, ku dëgjohet ish-kreu i KQZ, Denar Biba duke shantazhuar gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për të ndikuar mbi proceset gjyqësore që ka qeveria shqiptare për pronat në Strasburg.
Lidhur me audio-përgjimin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që e cilëson një “super skandal”.
“Kryekumbar Noriega dhe sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatësin ne tempullin e drejtësisë te Europes, Gjykatën Evropiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shtetërore don Agaçio, kercenojne haptas ne mënyrën me kriminale ne tempullin e drejtësisë te Evropës, ne Gjykatën Evropiane te te Drejtave te Njeriut, anëtarin e kësaj gjykate zotin Ledio Bianku. Ata i kërkojnë gjykatësit te ndikoje tek kryetari i kësaj gjykate për te hedhur poshtë dhe mos shqyrtuar dosjet e dërguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria”, shkruan Berishqa në Facebook.
Ai më tej thekson se kemi të bëjmë me një akt kriminal mafioz të pashembullt, që “dëshmon se mafia qeveritare shqiptare është një rrezik real serioz për institucionet europiane të drejtësisë”.
Sipas Berishës pasojat e audio-përgjimit janë më të rënda seç mendohet, pasi Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Këshilli i Europës prej presionit të Denar Bibës.
“Ky akt nderkombetarisht i dënueshëm, qe rrezikon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, dëshmon dhe një here pse dërgohet për katër here me radhe përfaqësuesi i familjes mafioze Xhafa për tu zgjedhur anëtar i Gjykatës se Strasburgut. Duke dënuar me ashpërsinë me te madhe ketë akt te shëmtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshëm te Europes, le te paralajmërojmë Edi Ramen se për çdo cenim qe mund ti behet gjykatësit ne detyrën e tij do marre përgjigjen qe meriton”, nënvizon Berisha.