Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Për ty njeri që do te jesh njeri me vlera në këtë shoqeri problematike…

Nëse do i hedhësh një sy të lirë përditshmërisë së popullatës në këtë vend, dallon fare lehtë papunësinë dhe dembelizmin në shoqëri të njëra- tjetrës, e para e krijuar nga shteti dhe e dyta e përqafuar nga shumica që duan me patjetër të gjejnë shkak – pasojën të papunësia.

Më ka ndodhur rëndomë të shikoj njerëz që justifikohen me faktin që nuk ka punë, por po aq shpesh me ka ndodhur të takoj sipermarrës apo dhe biznese të vogla që ankohen se nuk ka krah pune!

Kjo, pasi një numër i madh individësh preferojnë më tepër të shpenzojnë kohën në kafe sesa duke kërkuar një ose duke i sherbyer një punë që krijon të ardhura individuale ose familjare.

Jam përballur me studentë, që shkak të mosfrekuentimit të orëve të leksionit kanë kafen por, në fakt fshihen pas termit është e kotë të mësojmë e të harxhojmë trurin duke lexuar sepse nuk do gjejmë punë!
Ose kategoria e mashtrueseve ku përsëri shkak përdorin termin e bëra nga halli, e për me keq dhe e pajustifikueshme, kohët e fundit krah pune në magazinat e kanabisit dhe përsëri justifikimi është duhet të ushqeja familjen me bukë e ky element më detyroi të jem pjesë e botës së krimit!

Unë mendoj që ne jemi kthyer në një popull që duam të ardhura të shpejta në një kohë të shkurtër dhe në rrugë jo te ligjshme, ndaj:

Kam një përgjigje për ty student që duhet të bësh mirë detyrën e studentit, e të studiosh e rrënjosesh dijen mirë dhe mos ti ofrosh para në kembim të notës 5 pedagogut tënd, por ta gozhdosh atë me dijen tënde dhe aftësinë për ta vënë atë me shpatulla pas muri nëse ai do të abuzojë ose është i korruptuar.

Per ty që krijon si të vetmen rrugë të ushqyerjes së familjes, prostitucionin, kultivimin e drogës, apo mashtrimin në rrugë të ndryshme,
përdor ndërgjegjen dhe krahun tënd të punës në një formë ku ndershmëria të jetë mbi përfitimin në rrugë të shpejtë e të paligjshme, ku ka pasoja të rënda për ty familjen e shoqërinë.

Për ty që dita- ditës sheh si zgjedhje tënden largimin nga vendi yt e që zgjidhjen e problemeve e realizon me ikjen në vend të huaj ku kurrë nuk do e gjesh të shtruar. Investimin tënd bejë tashmë aty ku ke familjen dhe gjakun tënd, gjej alternativa e lufto për ndryshimin edhe duke duke dhënë shembullin tënd konkret jo me fjalë në rrjetet sociale apo kafene. Por duke luftuar, për të bindur të tjerët dhe veten se une dua tē përpiqem fort të behem njeri i aftë në vendin tim nëpermes punës

Por dhe për ty njeri që do te jesh njeri me vlera në këtë shoqeri problematike, mos pusho se dhëni modelin tënd të mirë dhe ktheje atë në mision, me siguri që shpesh mendon se është shumë e vështirë, por me përpjekje të vazhdueshme ti e ke bërë detyrën edhe nëse një moment të pllakos pesimizmi, ama dije mirë se kjo detyrë ndaj shoqërisë dhe vetes më së shumti të bën një njeri plot vlera dhe e ke kryer misionin tënd se miri…/gongnews.al/

Please follow and like us: