Albspirit

Media/News/Publishing

FOTO/ Si në Mesjetë, ushqime me myk dhe në ndryshk, mbyllen 2 restorantet në Palasë e Klos

Dy restorante, një në Klos dhe një në Palasë, janë mbyllur nga Autoriteti i Ushqimit për shkak të shërbimit të ushqimit në kushte mesjetare, tepër  të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit në Dibër, në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Please follow and like us: