Albspirit

Media/News/Publishing

Jeta juaj në marrëdhënie intime nuk është më si më parë? Fajin mund ta ketë …telefoni

Nëse keni probleme me jetën seksuale në çift fajin mund ta ketë celulari ose televizori. Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme ose jo e vërtetë por ky është është rezultati i një studimi të ri të Universitetit të Delaëare në Shtetet e Bashkuara.

Sipas studimit është vërtetuar se çiftet me televizor në shtëpi, kanë 6% më pak shanse që të kryejnë marrëdhënie seksuale në javë.

Raporti mund të mos jetë vërtet 100% i sigurt por sipas ekspertëve është e vërtetë që televizori “vret” jetën seksuale të çifteve. Akoma më i dëmshëm është telefoni.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 4 milionë njerëz nga 80 vende. Gjetjet ishin impresionuese. Një njeri me aktivitet mesatar, bënte 3 herë seks në muaj në vitin 2010, krahasuar me 5 herë në vitin 1990.

Autori i studimit shpjegon se të dhënat janë analizuar në 5 kontinente dhe anketimet janë bërë kryesisht në vitin 2010. Kurse vitet e fundit, ai që mund të konsiderohet “vrasësi i vërtetë” i jetës seksuale, është telefoni.

Rezultatet e tjera të studimit tregojnë se të ardhurat, mosha apo niveli i arsimit nuk ndikojnë në jetën seksuale. Këto zbulime janë botuar në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike.

Please follow and like us: