Leonid Bershidsky: Shkëmbimi i territoreve, një ide e keqe
Një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë mbi kufirin e tyre të përbashkët, është duke u bërë më shumë se thjesht një ide abstrakte. Udhëheqësit e vendeve kanë zhvilluar bisedime fillestare mbi të ashtuquajturën korrigjim kufitar, një proces që mund të ofrojë një mënyrë për të lehtësuar pranimin e tyre në Bashkimin Evropian. Forma e ndonjë marrëveshjeje të pafavorshme është e panjohur, pasi asnjë lider nuk do të thoshte atë që ai nënkuptonte me “korrigjimin e kufijve”. Një teori e thënë gjerësisht është se, palët po diskutojnë një lloj tregtie të territorit me shumicë serbe të Kosovës, që ndodhet në veri të lumit “Ibër”, për zonën me shumicë shqiptare të Preshevës. Ka arsye të mira për të konsideruar këtë lloj shkëmbimi një ide të keqe. Por ka një argument që mund të tejkalojë çdo kundërshtim: Pasi të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë, si dhe Shqipëria, janë afër Bashkimit Evropian, atëherë do të fshihet rëndësia e përcaktimit specifik të kufijve midis tyre. Bisedimet u lehtësuan nga austriakët, vendi i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Sebastian Kurz është i etur për të ndërtuar një reputacion, si kontribues i domosdoshëm i ndërtimit të urës së Evropës dhe u përpoq të shfrytëzojë momentin e marrëveshjes së fundit midis krerëve të Greqisë dhe Maqedonisë, për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Megjithatë, një shkëmbim territorial midis Serbisë dhe Kosovës do të paraqiste një numër problemesh. Së pari, do të ishte një lëvizje drejt shteteve më të pastra etnike në Serbi dhe Kosovë. Pas luftërave jugosllave, fuqitë perëndimore që ndërhynë për t’i dhënë fund gjakderdhjes, shpresonin që kombet që dolën nga konfliktet, do të mësonin të respektonin pakicat e tyre. Një rishikim i kufijve përgjatë vijave etnike do të ishte një pranim se, këto shpresa ishin të kota dhe kjo mund të rriste tundimin për pakicat në shtetet e tjera ish-Jugosllave për t’u shkëputur. Rreziku është veçanërisht i madh në Bosnje-Hercegovinë, ku rajonet e mbizotëruara nga serbët dhe kroatët mund të afrohen drejt Serbisë dhe Kroacisë dhe në Maqedoni, e cila ka një minoritet të fortë etnik shqiptar. Nëse një shkëmbim nxit nacionalistët shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, të shtyjnë idenë e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, si serbët dhe kroatët do të lëvizin për të shkatërruar Bosnjën, rrjedhimisht rreziku i konflikteve të armatosura do të shfaqet përsëri. Kjo është një situatë që askush nuk e dëshiron. Kjo është arsyeja pse kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshton çdo marrëveshje që do të përfshinte ndryshimet kufitare, edhe pse këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton tha, se administrata e Trump nuk do të kundërshtonte një rezultat të tillë. Ka arsye të tjera që një shkëmbim mund të mos funksionojë. Ajo do të ishte shumë e çrregullt. Shumica e serbëve të Kosovës jetojnë në jug të “Ibrit”. Çdo transferim i tokës do t’i vendoste ato në disavantazh krahasuar me serbët nga veriu i Kosovës dhe ata do të ishin nën presion për t’u larguar. Tani Rusia, e cila vazhdimisht ka mbështetur Serbinë për çështjen e Kosovës, do të refuzojë të njohë provincën e mëparshme të një shtetit ose ta lejojë atë të bashkohet me Kombet e Bashkuara. Por ajo gjithashtu ka treguar se do të mirëpresë çdo marrëveshje që Serbia dhe Kosova mund të arrijnë vetë. Një shkëmbim tokash do të ishte, të paktën sipërfaqësisht, një rezultat i favorshëm për Kremlinin, i cili do të fitonte një masë legjitimiteti për shtyrjen e zgjidhjeve të ngjashme për konfliktet e ngrira që ka krijuar me Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Kjo nuk është një rezultat që shumica e autoriteteve perëndimore do të ishin të lumtur ta pranonin. Argumentet në favor të një marrëveshje janë njësoj të fuqishme. Vendet e ish-Jugosllavisë kanë treguar se janë plotësisht në gjendje të bien dakord për kufijtë. Në mars, parlamenti i Kosovës ratifikoi një marrëveshje kufizimi të kufirit me Malin e Zi, të cilën Bashkimi Evropian e kërkoi si kusht për lejimin e udhëtimit të lirë të qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja u kundërshtua nga nacionalistët e Kosovës, të cilët pretendonin se çoi në një humbje territoriale, por gjithsesi ajo marrëveshje ndodhi. Kjo marrëveshje mund të vendoste një precedent për një marrëveshje më të rëndësishme midis Serbisë dhe Kosovës. Një marrëveshje nga krerët e Serbisë dhe Kosovës për të punuar së bashku për t’u pranuar në Bashkimin Evropian do të ishte prova se projekti evropian vazhdon të ushtrojë fuqi të madhe, por të butë. Roli i Kurzit, i cili është kritikuar gjerësisht për formimin e një qeverie populiste të ekstremit të djathtë, tregon qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e BE-së për t’u zgjeruar, pavarësisht se çfarë mund të duken si forca të fuqishme centrifugale. Nëse Vuçiç dhe Thaçi mund të gjejnë një mënyrë për një marrëveshje, Bashkimi Evropian do të kompensohet më shumë për indinjatën e Brexit. Do të jetë e vështirë të diskutohet për aftësinë e tij për të shëruar madje edhe plagët e luftës relativisht të freskëta. Dhe nëse nuk ka ndonjë marrëveshje, Evropa mund të jetë e duruar gjithashtu. /Bloomberg