Albspirit

Media/News/Publishing

Shkon për të rregulluar gjoksin, përdhunohet nga anestezisti

Një stiliste iu nënshtrua kirurgjisë plastike për të rregulluar formën e gjoksit të saj, por përfundoi e përdhunuar nga anestezisti.

Dr. Yury Chernikov, 59 vjeç, do të përballet me 6 vjet burg nëse do të dënohet për akuzat “përdhunim” dhe “dhunë seksuale” në Gjykatën e Samaras.

 

 

Viktima, Erika Bykova hoqi dorë nga anonimiteti i saj dhe pretendoi se është ndierë e pafuqishme, pasi ishte nën efektin e anestezisë, ndaj dhe nuk mund të bërtiste ose të ndalte “sulmin”. Anestezisti, që është edhe gjysh, pranoi marrëdhënien seksuale me 35-vjeçaren pak minuta pas operacionit, por theksoi se ishte me konsensus dhe se pacientja i kishte thënë se “ndihej mirë”. Stilistja gjatë intervistës në një televizion tha: “Po rënkoja… Por po rënkoja sepse nuk mund të bërtisja”. Ajo tregoi se bashkëshorti i saj ishte kundër këtij operacioni, pasi mendonte se ishte shumë e bukur dhe nuk kishte nevojë për të. 35-vjeçarja u shpreh: “I besova plotësisht mjekut. I besova atij jetën dhe trupin tim. Për një kohë të gjatë nuk mund të mblidhja veten dhe t’i tregoja bashkëshortit se çfarë ndodhi”.

Ajo e denoncoi anestezistin sapo doli nga klinika, por kërkoi nga policia që bashkëshorti i saj të mos merrej në pyetje, pasi nuk ishte gati për t’i treguar të vërtetën. Sipas saj, dr. Yury Chernikov i ofroi para për të tërhequr denoncimin, por stilistja nuk pranoi. Erika rrëfeu se e bëri publik përdhunimin e saj për të ndihmuar të gjitha gratë që ndodhen në të njëjtën situatë, por që nuk mund të flasin me asnjë për të . Qëllimi i saj tanimë është të krijojë një komunitet, ku gratë mund të tregojnë se çfarë u ka ndodhur dhe për të mbrojtur veten. Nga ana tjetër mjeku e pranoi marrëdhënien seksuale me pacienten, por duke pretenduar se ajo dëshironte vetë dhe se në asnjë moment nuk ka tentuar ta ndalojë.Ai shtoi: “5 minuta pasi ndodhi gjithçka, u tmerrova. E kuptova që fëmijët, nipat dhe bashkëshortja nuk do të ma falnin kurrë. Por në ato momente nuk po mendoja unë, po e bënte një organ tjetër për mua”.

59-vjeçari madje pretendoi se pas aktit, Erika i tha se nuk ishte ndier kurrë më parë aq mirë. Ai tregoi se më pas i çoi pacientes së tij çokollata dhe kontraceptivë emergjence, në rast se kishte ngelur shtatzënë. Sipas tij, në takimin e ardhshëm ajo i tha se do ta denonconte për  përdhunim, si dhe i kërkoi dëmshpërblim që fjeti me të. Dr. Yury Chernikov këmbënguli se pacientja nuk ishte në gjendje që të mos mbronte veten. Ndërsa bashkëshortja e tij tha se ai nuk është përdhunues, thjesht tregoi dobësi si burrë. Por akuzat për “përdhunim” dhe “dhunë seksuale” vijojnë të jenë të ngritura ndaj tij, ndaj dhe do të mund të dënohet me 6 vjet burg nga drejtësia ruse.

Please follow and like us: