Albspirit

Media/News/Publishing

Tre ish-diplomatë të lartë evropianë i shkruajnë Mogherinit: Ndryshimi i kufijve të hidhet poshtë menjëherë

Në një letër të hapur drejtuar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri, Federica Mogherini, tre ish-diplomatët e lartë evropianë, Carl Bildt, Paddy Ashdwon dhe Christian Shwarz Schilling, kanë ngritur alarmin rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se një gjë e tillë do të thellojë konfliktet në rajon dhe duhet të hidhet poshtë menjëherë, shkruan Gazeta Express.

Ata thonë se deklarimet e BE-së, se mund të përkrahin një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë shqetësuese, ndërkohë thonë se një marrëveshje e mundshme për ndryshim kufijsh mund të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë.

“Si ish-përfaqësueses të lartë për Bosnje dhe Hercegovinës, ne jemi thellësisht të shqetësuar me qëndrimet e bëra kohët e fundit nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, ku thuhet se BE-ja mund të jetë e gatshme të mbështesë një marrëveshje ndërmjet presidentit Vuçiq dhe Thaçi, që përfshin dhe shkëmbimin e territorit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes “korrigjimeve kufitare”.

Ne e njohim mirë rajonin, për të nuhatur se lëvizja e kufijve nuk do të zgjidhë ndarjet, do t’i thellojë ato. Edhe pse çështja e Kosovës nuk mund të krahasohet me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ne kemi njohuri të mjaftueshme për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të konkluduar se një gjë e tillë do të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë, për të sfiduar edhe më tej kufijtë dhe për ta destabilizuar vendet tjera të rajonit.

Ne e dimë BE-në dhe Evropën mjaftueshëm për të thënë se historia e përgjakshme na ka mësuar se paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësohemi të jetojmë në vende shumë etnike. Në vend se të rivizatojmë kufijtë për të krijuar shtete njëetnike, ne mund të themi se nuk duhet të mendojmë për një politikë e cila ka shumë gjasa të na dërgojë përsëri në ndarjen dhe ndezjen e konfliktit në Ballkan.

Ne dyshojmë se kjo rrezikon edhe prishjen e unitetit, si në Maqedoni dhe Bosnje. Prandaj ju bëjmë thirrje që këto propozime të hidhen poshtë sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në letër.

Ndryshe, Ashdwon ditë më parë në një intervistë për ‘Dnevni Avaz’, ka thënë se prekja e kufijve dërgon në një luftë të re në Ballkan. /GazetaExpress/

Please follow and like us: