Berisha komenton sulmin ndaj gazetares Lala
Ish-Kryeministri Berisha e ka quajtur sulmin me armë në shtëpinë eprindërve të gazetares Lala si të porositur nga familjet e mëdha mafioze të narkoqeverisë së Noriegës.
“Ky akt i porositur dhe oranizuar nga familjet e mëdha mafioze të narkoqeverisë së Norieges, përbën një përshkallëzim të ri tepër të rrezikshem të diktatit të mafies qeveritare, përpjekjeve mafioze e kriminale të saj për t’i mbyllur gojën një gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmëri mbi kokainën, krimin dhe trafiqet kriminale të niveleve më të larta të familjeve qeveritare mafioze ndër të cilat edhe vetë të Noriegës”, shkruan Berisha në facebook.
Ai ka një paralajmërim të fortë për Edi Ramën kur thotë:
Vrimë miu nuk do gjesh te futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do te pesosh por jo nga marinsat e SHBA por nga qytetarët dhe aleanca antikrim e Shqipërisë në rast se vazhdon me këto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lalës, familjes se saj apo çdo gazetari në këtë vend”.