Albspirit

Media/News/Publishing

Ema Andrea rikthen në Tepelenë kamionin e tmerrit

Ema Andrea aktorja e njohur, është përfshirë në projektin e njohjes së kujtesës. Pas memove ku emra të njohur të artit u përfshinë në rrëfime mbi të shkuarën tragjike ajo ka rikthyer në kampin e Tepelenës kamionin që dikur levizte të internuarit, duke improvizuar rëndësinë e mosharresës.

Kamioni i priti të ftuarit 2 kilometra pa arritur në kamp dhe i transportoi deri në hyrje të tij gjatë një ceremonie kujtese organuzar në këtë hapesirë.

Për vite me radhë, të internuarit, gra, fëmijë dhe pleq transportoheshin me kamionë të ngjashëm nga i gjithë vendi, për në kampin me tela me gjemba të Tepelenës. Gjatë rrugës dhe në mbërritje, Mariza Ikonomi interpretoi një këngë të kënduar në kamp asokohe, ardhur deri më sot nga dëshmia e Klora Merlikës, e mbijetuar e pranishme.

Sikur Mama… , projekt i ideuar dhe vënë në zbatim nga Ema Andrea, ilustroi në vetë të parë përvojën dramatike të mijëra familjeve, të jetuar ditë pas dite…

Please follow and like us: