Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Strasburgut konfirmon ndërhyrjen e “papërshtatshme” të Denar Bibës

Debati për audiopërgjimin mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut ka shtruar për diskutim një vullnet të qeverisë shqiptare për të shtyrë dhënien apo ekzekutimin e vendime nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjet e pronave. Kjo sepse nga ajo që del, qeveria shqiptare ka kërkuar të ndalë penalizimin nga Gjykata, ndërkohë që shkak për to ka qenë edhe vetë siç ishte rasti i pallatit në Vlorë. Për të sqaruar disi çështjen dhe për të ballafaquar  me të vërtetën e mundshme pretendimet e z. Biba, ResPublica iu drejtua Gjykatës së Strasburgut. E cila përcjell një përgjigje shteruese që konfirmon përfshirjen e Denar Bibës – cilësuar në përgjigje si një njeri iafërt me qeverinë shqiptare dhe përmendur me emër – dhe faktin se gjykatësi Ledi Bianku ka informuar presidentin Spielman.

Zyra e Shtypi e Gjykatës e ka cilësuar si të drejtë mendimin e Biankut se “kjo qasje e kërkuar nga Biba për shtyrjen e vendimeve është e papërshtatshme”. Në dijeni të kësaj situate është edhe presidenti aktual i Gjykatës, Raimondi ndërkohë që Gjykata sqaron se vendimi i marrë në vitin 2016 për shtyrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me pronat nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014.

Më poshtë përgjigja e plotë: 

1. Një gjykim pilot, Manushaqe Puto kundër Shqipërisë, është depozituar në Gjykatë më 31 korrik 2012 në lidhje me moszbatimin e vendimeve administrative dhe gjyqësore finale që dëmshpërblenin me kompensim pronarët e shpronësuar nën regjimin komunist në Shqipëri. Në këtë gjykim Gjykata vendosi se nuk do të shtynte vlerësimin e çështjeve tanimë të paraqitura(pika 7 e dispozitave operative). Megjithatë gjykata shtyu për një periudhë prej 18 muajsh nga data e vendimit final çdo aplikim të paraqitur pas depozitimit të gjykimit(pika 8 e dispozitave operative). Vlen të theksohet se nën pikën 61 § 1 (a) të Rregullores së Gjykatës, shtyrja e vlerësimit të të gjitha aplikimeve të ngjashme që janë në pritje të adoptimit të masave përmirësuese në nivel kombëtar, është e hapur për gjykatën në kontekstin e një gjykimi pilot.

2. Në vitin 2014 një zyrtar i afërt me qeverinë shqiptare(z. Denar Biba) kontaktoi z. Ledi Bianku, gjykatës përfaqësues i Shqipërisë, duke i kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve që kishin të bënin kthimin e pronave. Gjykatësi Bianku i shprehu këtij personi se një qasje e tillë ishte e papërshtatshme dhe menjëherë informoi presidentin e Gjykatës Europiane në atë kohë, Dean Spielman. Ky i fundit ka informuar po ashtu presidentin aktual të Gjykatës, Guido Raimondi, sapo ky u zgjodh në detyrë. 

3. Në të njëjtën datë, në takimin mes autoriteteve të Gjykatës Europiane dhe autoriteteve shqiptare, u dorëzua një kërkesë zyrtare për shtyrjen e e çështjeve që kanë të bëjnë me kthimin e pronave. Kjo kërkesë u refuzua po ashtu plotësisht. Në veçanti, çdo vendim i tillë ishte në kompetencën e Dhomës, para së cilës çështjet prisnin shqyrtimin dhe nuk mund të trajtoheshin nga Presidenti i Gjykatës. Për më tepër një kërkesë e tillë mund të shqyrtohet veçse në përputhje vetëm me rregullat normale proceduriale. 

4. Nuk ka patur pra dhe nuk mund të ketë ndonjë “marrëveshje” mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë për shtyrjen e çështjeve në fjalë (theksimi me të zeza nga Zyra e Shtypit të Gjykatës Europiane). 

5. Më pas, në vitin 2016, Dhoma e Gjykatës vendosi të shtynte shqyrtimin e këtyre çështjeve. Megjithatë, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjykatësi Bianku nuk ka qenë pjesë e këtij vendimi sepse ishte tërhequr nga këto çështje. 

6. Të gjitha vendimet e Gjykatës për çështjet janë marrë në formë juridike dhe përputhje me procedurat siç përcaktohet në Rregulloret e Gjykatës. 

Please follow and like us: