Së shpejti dy kometa do t’i afrohen tokës
Dy kometa periodike pritet të kalojnë shumë pranë Tokës gjatë muajve në vijim. Kometa e parë quhet 21P/Giacobini-Zinner do të vijë më pranë Tokës se në 72 vitet e fundit. Por lajmi i keq është se do të mund të shihet vetëm përmes një teleskopi të vogël apo edhe dylbive, nëse i drejtonin në vendin e duhur në qiell. Në datën 10 shtator kometa do të jetë më afër Tokës, por në një distancë të sigurtë, rreth 58 milion kilometra. Kometa 21P tashmë ka formuar atmosferën e vetë dhe ka marrë një ngjyrë jeshile të shndritshme për shkak të gazrave të ndriçuar nga rrezet e diellit. Teksa do të lëvizë pranë diellit, rreth datës 7 dhe 8 tetor, duke prodhuar disa mbeturina që do të shkaktojnë shiun e meteorëve të quajtur Draconid.
Por lajmi i mirë është se një tjetër kometë periodike që do të kalojë pranë Tokës në dhjetor, do të mund të shihet me sy të lirë.
Kometa 46P/Wirtanen do t’i afrohet Diellit në datën 12 dhjetor të 2018-ës, dhe disa ditë më pas, në 16 dhjetor, do të jetë më pranë Tokës duke bërë të mundur që të shihet me sy të lirë, të paktën gjatë natës.