Albspirit

Media/News/Publishing

Arti dhe letërsia në orbitën krijuese të Mjeshtrit të Madh, Miho Gjini

 

 

 

“Nëse ndonjëherë jeta ime mund të jetë e dobishme për ju, ejani dhe kërkoni atë”.
– Anton Chekhov

 

 

 

 

IRINA HYSI MA

Modeli i një mjeshtri krijues!

Figura e Mjeshtrit të Madh Miho Gjini, si një studiues arti, shkrimtar dhe publicist, në një periudhë prej një gjysmëshekullore, i cili jeton dhe punon si një emigrant i thjeshtë në Greqi dhe se në vendin e tij gëzon nderim të madh midis afro një milion mërgimtarëve të sotëm që bujtën në tokën helene, me Urdhërin e Lartë: MIHO GJINI “MJESHTËR I MADH”.”Fisnik, një njeri i thjeshtë,i ndershëm, korrekt, i vëmendshëm ndaj fjalëve, flet pak, duket nga ecja e tij e butë, fjala e tij e ngrohtë, mikpritja e tij që në bisedën e parë, çanta e tij e rëndë që nuk e ndan prej vetes, nga lëvizja e syve të tij, thua se ky njeri shikon përtej dimesionesh në thellësitë e shpirtit për të parë se çfarë thua e çfarë nuk ke thënë, të krijon në pak kohë një mirësjellje dashamirëse, një nderim të veçantë dhe respektin tim më të lartë!

 

Ai u lind në Piqeras të Sarandë (tani në juridiksionin administrativ të Himarës) më 20 mars 1938 dhe me arsimimin e tij të mesëm dhe të lartë, përvetësoi disa zanate e profesione si ajo e teknikut të aparateve elektro-mjekësore, të aktorit, regjizorit e të kritikut, studiuesit të artit.

Gjatë një periudhe të gjatë kohore, ai ka punuar si teknik ‘Rontgeni’ në spitalin civil të Gjirokastrës, dhe ka marrë pjesë edhe në një seri të shfaqjeve teatrore në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti. I sugjeruar nga talenti vetiak mbaron Shkollën e Lartë për aktor “Aleksandër Moisiu, që hapej për herë të parë në vendin tonë, ku  është shquar veçanërisht në shfaqjet e diplomës e  shkallës së parë në komedinë e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë” që së bashku me Robert Ndrenikën, Bexhet Nelkun, Edi Luarasin, Albert Verrinë, Mario Ashikun, Aishe Starin dhe kështu me radhë…Do emërohej më pas regjisor, e drejtor i Teatrit “Skampa” Elbasan, ku interpreton si aktor në disa shfaqje dhe ve në skenë, dramën finlandeze “Justina” e komedinë e Gollsuorthit, “Kutia prej argjendi” ku interpretues kryesorë ishin aktorët Robert Ndrenika, Shpëtim Shemli, Demir Hyskja, i cili në atë kohë kanë punuar në këtë teatër. Meqënëse në atë periudhë teatrot e estradat profesioniste ishin shtuar në të gjitha qytetet tona dhe qe kishin nevojë për interpretim, për repertorin artistik në vitin 1966, Miho Gjinin e emërojnë si Kryeredaktor i revistave, “Teatri ” dhe “Estrada” në Shtëpisë Qendrore të Krijimtarinë dhe pak më vonë si Inspektori i Përgjithshëm i Teatrove e Estradave të Republikës në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës.

Për 12 vjet rresht në Drejtorinë e Artit të këtij dikasteri, kryen paralelisht  punë krijuese të mësimdhënies në arsim, në Institutin e Lartë të Arteve të Bukura (në degën dramatike), si pedagog i jashtëm i “Mjeshtërisë së Aktorit” me disa studentë që më pas do të kishin të ardhme të suksesshme, në skenat teatrore dh ekranin tonë, sikundër ishin Timo Flloko, Birçe Hasko, Saimir Kumbaro, Mevlan Shanaj, Llazi Serbo, Minella Borova, Gëzim Kame, Niko Kanxheri, Kristaq Mitro, Karafil Shena e tj.

Në vitin 1976 për pikëpamje liberale, shkarkohet nga detyra në këto institucione të rëndësishme në përkrahje të dramës “Njollat e Murme” të Minush Jeros e vendoset si mësues në shkollën e mesme të Kulturës, ku përsëri do të anatemohet për mbrojtjen në shtyp të dramës “Historia e një vajze” te Kleanthi Dushes e do të “përcillej” prej këndej pas tre vjetësh me anë të një  letre anonime, në drejtim të internimit në Minierën e Qymyrgurit ‘Memaliaj’ e të burgjeve të Tepelenës, Spaçit e të Ballshit, me etiketimin e tmerrshëm “Armik i Popullit”, për “Agjitacion e Propogandë dhe për minimin e rrëzimin e Pushtetit”!?
Lirohet nga burgu me amnistinë e vitit 1982, por, do të vuaj edhe 10 vjet të tjera nën presionin e Luftës së Klasave në punë të rënda krahu. Detyrohet kështu të emigrojë në Greqi, pas shembjes së Shtetit të Diktaturës, ku përsëri e pret puna e krahut, deri në kryerjen e moshës së pensionit. Po në të gjithë këtë hark kohor, megjithë privacionet e shumta, ndëshkimet e rënda dhe emigracionin e gjatë, Miho Gjini nuk e ndërpreu anën shpirtërore të jetës së vet, krijimtarinë artistike e letrare, duke i dhënë lexuesit deri më sot 30 vepra artistike, letrare, të memorialistikes e të publicistikës.

Është “Qytetar Nderi” i Bregdetit e “Mjeshtër i Madh” i Republikës.

 

Fotografia e Librari Art's

***

– Ku është kritiku i famshëm i teatrit Miho Gjini tani?

Miho Gjini: Aktualisht figuroj në Greqi për tridhjetë vjet, por shpirti im ka mbetur në Shqipëri, ku u linda, u rrita dhe u edukova, si një njeri artist.

Ju promovuat në Athinë librin tuaj të njëzetë. Çfarë trajtoni në këtë libër?

Miho Gjini: Kritikat e mia të 10 viteve të fundit, të shpërndara andej-këtej përmes organeve të shtypit, mendova që t’i organizoj në një libër, sikundër kushdo krijues që ka këtë “mani”, nëse më lejohet ta quaj kështu. Si pula që mbledh zogjtë në këmbët e veta!

-Si e keni ndarëtematikën dhe impresionin e këtij libri?

Miho Gjini: E kam ndarë në dy “të pista”: në atë të artit skenik dhe letërsisë, sepse këto janë dy “binarët” e udhëtimit tim krijues. Për mua, është kryesisht arti i skenës, pasioni im kryesor; ndërsa e dyta është letërsia, “dritaren”, e së cilës e hapa sa erdha në Greqi, kur s’kisha se çfarë të bëja e “haja veten me dhëmbë”, ndërsa perdja e teatrit në vendin tim ishte mbyllur. Vura re që ky pasion ishte “i fshehur” në shpirtin tim, si ai i zjarrit që mbulonte përkohësisht hirin.

Dhe çfarë ndodhi? Pas një përmbytjeje që ndodhi në Athinë 15 vjet më parë, baraka ime prej dërrasash ku kam jetuar, diku në periferi të këtij qyteti të madh, u përmbytën gjithashtu dhe kjo ngjarje e lemeritese më shtyu për të shkruar tregimin “Shtëpia ime me rrota”, e cila fitoi çmimin e parë në një konferencë letrare në Selanik. Pas kësaj pasuan 6 libra me tregime dhe romane!

Pra, pasioni i juaj si krijues është i ndarë përgjysëm midis artit skenik dhe letërsise. Po, cili predominon më shumë?

Miho Gjini: Nuk e shpreh dot të saktë. Janë lexuesit, mandej edhe kritikët që mund të thonë diçka. Se, është e njohur edhe thënia e Gëtes, i cili shprehet që për shkrimtarët e artistët flasin veprat e tyre e jo ata vet, ndërsa tek ne ndodh e kundërta: janë shkrimtarët e artistët që flasin pa kursim e me superlativa për krijimet e tyre, sido që të jenë ato, që nxitohen t’i promovojnë e ekspozojnë menjëhere, pa i lexuar kush e pa i parë e rrahur mendimet në rrethe kolegësh e kritikësh..Ndërkohë nuk di ç’të them për veten, por nuk botoj e ekspozoj asgjë, pa u bindur se nuk do të pëlqehet nga lexuesi e miqtë e mi të afërm. Po di vetëm një gjë: qe dashuria e parë i përket teatrit dhe se jam një monoman i pandreqshëm që më “përthyen” vetëm letërsia…

Çfarë është arti për ju Miho Mjeshtri? A nuk ngërthehen të dya bashkë këto segmente të shpirtit artistik?

Miho Gjini: Për mua arti është një vuajtje e bukur do të thoshnja. Është dhimbje e një shpirti që do të dalë jashtë trupit të artistit, ama që i ka përbrenda vetes “shkëndijëzat e zjarrit”. Shekspiri, kur u flet aktorëve për të interpretuar një lodër skenike nëpërmjet Hamletit, përmend “grackën”, grackën që zë zogj! Është një metafor, sigurisht. Se ai e ka fjalën për grackën që e zë shpirtin të gjallë, që e kap dhe e shpreh atë, po këtu, shkrepsia që e “ndez zjarrin”, pra shpirtin e njeriut, ka të bëjë me talentin, që është edhe një dhunti e natyrës së artistit apo e shkrimtarit.  Aktori ynë i madh Naim Frashëri, ishte fort i qetë nga pamja kur i thoshte këto fjalë përpara mbretit që kishte zaptuar fronin, për t’i marrë si grua edhe të ëmën, por shpirti i tij përbrenda vetes, vlonte si përpara një shtrëngate që sapo do të shpërthente. Një dualitet i brendshëm dhe i thellë fort! Aktori tepër popullor tek ne, Mihal Popi , për të cilin shkrova një monografi (sikundër bëra më pas edhe për Naimin), para se te vdiste në një krevat të vjetër të një dhome mizerabël, më thirri që t’i lexoja dorëshkrimin tim për jetën e krijimtarinë tij dhe më këshilloi që ta nënvizojë sekretin e artit të tij në interpretimin e tipit komik se, sipas tij, për t’i bërë njerëzit që të qeshin, jo vetëm që nuk duhet të qesheh vetë për ato që thua, por të lozësh dramën e personazhit komik, vuajtjen e tij! Dualiteti i aktrimit ka të bëjë me planin e dytë te interpretimit, që është i kundërt me të parin, sikundër shprehet teoricieni i madh i teatrit, Stanislavski. Po Mihali, Kryekomiku i Kryeqytetit Shqiptar, sikundër e quanin edhe italianët që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, as që e njihte fare teoricienin reformator rus dhe mandej ishte edhe i pashkollë, talenti e shtynte që të kuptonte e ta shprehte në skenë thelbin e artit. Arti i tij kishte të bënte me “vuajtjen” e njeriut që interpretonte me përsosmëri, në po ato “shina” që interpretonte me virtuozitet, i paarritshmi artist botëror legjenda Çarli Çaplin, endacakun e pashkollë, që në saj të intuitës së jashtëzakonshme dhe forcës së talentit, krijoi shkollën e vet dhe i bëri të qeshnin e të qanin nga lotë të mëdhenj e të vegjël në mbarë rruzullin tokësor.

Pikërisht, ndër artistë të tillë fshihet talenti i jashtëzakonshëm, ajo shprehje e emocioneve të thella e plotë nuanca që ta shkurton jetën. Ndaj, edhe regjisori i famshëm rus Sergej Jutkovic, tek ndiqte provat për realizimin e filmit sovjeto-shqiptar “Skënderbeu”, u përball me emocinet e mëdha të aktorit Naim Frashëri në rolin e Palit, nga një vuajtje e thellë për humbjen e një beteje të prijësit shqiptar, i tha atij, jo pa shprehur habi: “Me të tilla vuajtje emocionale të jashtëzakonshme, ju  do ta keni jetën të shkurtër”. Dhe kështu do të ndodhte me të vërtetë!

-Në raportin midis të kaluares e realitetit të sotëm, çfarë vendi zë krijimtaria juaj?

Miho Gjini: E përgjysmuar gati, megjithëse mbizotëron e sotmia dhe e ardhmia. Të kaluarën dua ta harroj gjithësesi, po ajo të fanitet e të “vardiset nga pas”. Dhe është e pamundur që të harrohet dhe lypset që të bëhet e njohur ndër brezat e rinj që nuk e kanë jetuar atë kohe të tmershme. Fëmijët e mi as që e imagjinojnë dot që dikur nuk kishte në dyqanet tona qumësht, mish e patate dhe që po ta thoshje këtë me zë të lartë, të priste burgu, me një ndëshkim deri në 8 vjet heqje lirie! Po përse, habiten ata?! Dhe unë qesh hidhur e u them shkurt: “Për një dryn që të mbyllje gojën”. 13 libra i kam të kasaj periudhe, për këtë realitet të paimagjinueshëm, ndërsa 18 libra të tjere i kushtohen kohëve te reja që jetojmë…

A keni shkruar ndonje vepër me karakter autobiografik?

Miho Gjini: Po. Kam shkruar e botuar një trilogji letrare kërkimore, të përbërë nga tre libra: “Dëbimi,-Udha për në Ferr”(roman), “Arraitisja e kujtesës”(tregimet e burgut) dhe “Vdekja e Artistit” (me tregime dhe novela), që i përkushtohet periudhës së “lirisë”, e cila merr kuptimin metaforik të një “burgu nën qiellin e hapur” dhe që aludon me kohën e tmershme të së ashtuquajturës “lufta e klasave”. Unë tashmë isha kthyer në një fantazmë dhe i përkisja një sistemi të përmbysur, me armiqtë e tij të shumtë fiktivë!

Përse zgjodhët pikërisht Greqinë për t’u larguar nga vendi, kur ky sistem diktatorial u përmbys?

Miho Gjini: Së pari, sepse aty kisha xhaxhan tim tim të arratisur që në vitet tridhjetë, fanolist i thekur, kur idhulli i tij, Fan S. Noli, u rrëzua dhe ai nuk donte që t’i shërbente atij si ushtar, i cili iku dhe nuk u kthye më në Piqeras. Ika edhe unë 70 e ca vite më vonë 70 dhe, për fat, e gjeta gjallë, per t’i shprehur brengën e tim eti, që e kishte qarë me lot të vëllan, pa e parë me sy! Dhe, së dyti, për habinë time dhe të të gjithëve, kufiri qe hapur befas, si i thonë, “për kuç e maç”(!). Ika me të shumtit, pa e vrarë shumë mendjen, duke qenë i pashpresë, ish i syrgjynosur, që mbante ende mbi shpinë etiketën e rëndë të “armik i popullit”, pa qenë fare i tillë!

Si e shihni tani periudhën 30 vjeçare të mërgimit tuaj? Fituat, apo humbet?

Miho Gjini: Thjesht mbijetova! Fillimisht i vetmuar, si një Robinson Kruzo në ishullin e vet në periferi të Athinës e, mbas shumë e shumë vitesh, si njeri i respsektuar e i nderuar në të dy shtetet, në Shqipëri e në Greqi. I bëra, siç e dini 28 libra, duke punuar 12 vjet natën si punëtor krahu, në moshë madhore e pastaj duke “bredhur” në gjithë Ballkanin si studjues e kritik arti, gjithmonë në lëvizje e duke punuar, parë e shkruar. Jeta ime mori keshtu një kuptim tjetër më të madh.

– Si i ndjetë ju e të tjerë si ju pasojat e rënda të krizës greke?

Miho Gjini: Pata pakez “fat”, sepse kjo hata e madhe ndodhi kur kisha punuar 20 vjet në një punë të rëndëdhe e pata siguruar pensionin ekonomik, bile mbi moshën e lejuar. Por këtë të ashtuquajtur “shans”, nuk e patën edhe familjarët, miqtë e shokët emi emigrantë. Qindra e mijëra fabrika e vende të tjera pune të mbyllura dhe ata që e pësuan dhe ndjenë me tepër krizën, ishin emigrantët shqiptarë, të cilët përballonin këtu punët më të rënda. U tkurr e gjithë jeta, u morrën masa drastike kursimi nën presionin e  Europës, në drejtimin e së cilës “qenë  shtrire duart” e grekërve, bile edhe pensionet u zvogëluan në maksimum! Shumë nga ne u kthyen mbrapsh, pjesa tjetër mbeti këtu, me shpresën se gjendja do të ndryshonte. Por jo! Lëre mos e nga…”Asta na pame”,-thotë greku për kaosin e ndodhur në shtëpinë e tyre. Qe një gjëmë që zgjati 10 vjet e tashmë sikur ajo është kapërcyer dhe Tcipras, udhëheqesi i tanishëm grek, e vendosi në fyt kollaren e vet, sikundër kishte premtuar përpara popullit të tij!

-Nëçfarë mase është ndërtuar krijimtaria juaj në raport me këtë realitet, duke menduar gjithmon se letërsia e arti e në frymëzimin e vet në ato mjedise e rrethana ekzistuese, që i paraqiten realisht jetës sëçdo krijuesi?

Miho Gjini: Në trajtën paralele. Sidomos në letërsi. Se letërsia është si një pasqyrë joidentike e realitetit, e ëndrrave, e vuajtjeve reale, e të pathënave në përditshmërinë e njeriut, që e përvëlojnë atë nga brenda vetes. Shkrova fillimisht një tregim për “Shtëpinë mbi rrota”, ku edhe banoja, për atë barange që do ta merrte përroi gjatë përmbytjeve të mëdha e disa vjet me von një tregim tjetër (“Hijena”), kur me pushuan nga puna në fabrikën ku punoje e me pastaje akoma shkrova e botova librin me tregime e novela “Adio Xhulja”, ku hyri një tematikë më e gjerë e emigracionit në Greqi e më gjerë. Këtu hynë të gjitha kontradiktat e kontrastet e realitetit tëri kapitalist, me po ato dhimbje e gëzime të rimëkëmbjes, gjthsesi duke qenë tashmë i lirë, për të bërë diçka, për të ecur në jetë e për të fituar ca me tepër! Po kënaqësin e shkrimtarit e kam ndjer kur shkrova e botova romanin”Letra nga Spanja”, që u përkthye menjëhere edhe në gjuhën greke, ku trajtoja problemet e dhimbshme të përdoruesve të drogës, si viktima të kohës, kur ata i pret vdekja rrugëve të metropoleve të mëdha e shteti merret vetëm me trafikantët e “miellit të bardhë”!

-Ju jeni ndër emigrantet e parë në Greqi, në mos i pari dhe i vetmi që jeni nderuar nga Presidenti  i Republikës me urdhërin e lartë “Mjeshtër i Madh” që në vitin 2005. Përse, çkeni bërë ju më shumë nga të tjerët?!

Miho Gjini: Nuk e di. Nuk flas dot…Kur ma bëri të ditur këtë ngjarje të rëndësishme të jetës time, ish ambasadori i atyre viteve Bashkim Zeneli, sytë m’u mbushën me lot. Qava me ngashërim për herë të parë si burrë.

Ju keni themeluar dhe drejtuar Lidhjen e Shkrimtareve e Aristëve Shqiptare në Greqi (Litter-Art) për 15 vjet me radhë dhe tani jeni “Kryetar Nderi i saj. Paralelisht edhe Kryeredaktor i një reviste me karakter letraro-artistik (Revistën “Pegas”) për 13 vite. Çfarë roli kanë lozur ato në jetën e komunitetit shqiptar në Greqi?

Miho Gjini: Egzistencën e tyre e quaj një fenomen pozitiv, sepse na mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin, për një jetë shoqërore sociale e kulturore vëllazërore, për lartësimin e mëtejshëm të vetëdijes kombëtare,vepra artistike mbulon dimesione të ndryshme, për prodhimin artistik. Ato nuk prishin asnjë punë, sdomos kur ato kanë vlerën e tyre. Më kujtohet një shprehje e Mao Ce Dunit, tek thoshte: “le të lulëzojnë njëqind lule e të hapen njëqind shkolla”! Bukur e ka thënë. Po kanë edhe anën e kundërt, kur ngrihen ca shoqatabërëse pa kritere, që si fillim të japin përshtypje për “një angazhim vullnetar”, me qëllime të kthehen në delir të madhështisë, mbledhin pa asnjë lloj dobie, pa filtra kritikë, ca shpërndarës çertifikatash qesharake, (P.sh: “Shkrimtari…Gazetari…Burri a gruaja më e mirë e vitit”!? Pa përmendur raste ekstreme, kur shqitarët i “vërsulen” njëri-tjetrit, eh të vesh duart në kokë e të ulërish!…

 -Si e shihni ju, si qytetar e si krijues, përkrahjen e shtetit aty?

Miho Gjini: Ç’të të them?! Doemos që përkrahja është e dukshme, por të bën përshtypje negative kur vijnë zyrtarë të ndryshëm, titullar dikasteresh, deputetë e ministra dhe çuditërisht mblidhen për t’i dëgjuar ata të njejtët njerëz e tipa të papunësh, që gënjehen e sorrollaten, shpeshtohen sidomos përpara zgjedhjeve. Shumë vijnë e ikin po problemet mbeten më së shumti pa u zgjidhur. Mjafton të përmendim vetëm njërën prej tyre, atë të Çertifikatave Shqiptare që nuk njihen nga të dy shtetet e vihen mbi to dynjanë e pullave e të vulave, duke zbrazur xhepat e duke i drobitur emigrantët e gjorë për 30 vjet me rradhë, pra relativisht duhet punuar menjë hulumtim të hollësishëm më shumë për emigrantët në Zyrën e Shërbimeve të strategjisë së kërkimit, sigurisht do okupim për ndyshimnë këtë botë?! Por besimi dëshmohet me verpa tha Dekarti…Apo atë të ngritjes në Athinë të një Qendre Kulturore Shqiptare, që është miratuar edhe në Parlamentin Shqiptar 10 vjet më parë…E sa herë që vijnë deputetë, ministra, Presidenta e Kryeministra, mbahen pafundësisht shënime nga sekretaret e tyre…E të tjera, e të tjera…

Po, le të gëzohemi e lumturohemi që më së fundi “fryjnë erëra të mira e të ngrohta midis shteteve tanë fqinjë!

Muzika juaj e preferuar!

Miho Gjini: Po, Bach, Moxart, Zot, rifillimi i një bote të RE!

 

 

 

 

 

Please follow and like us: